Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 7

Ji i saktë dhe bindës

Ji i saktë dhe bindës

Luka 1:3

PËRMBLEDHJE: Përdor dëshmi të besueshme për t’i ndihmuar dëgjuesit të nxjerrin përfundimin e duhur.

SI TA ARRISH:

  • Përdor burime të besueshme informacioni. Bazoje atë që thua te Fjala e Perëndisë, duke lexuar direkt prej saj po të jetë e mundur. Nëse përmend një fakt shkencor, një lajm, një ngjarje a ndonjë dëshmi tjetër, kontrollo paraprakisht që burimi nga i merr të jetë i besueshëm dhe i përditësuar.

  • Përdori siç duhet burimet e informacionit. Shpjegoji shkrimet në përputhje me kontekstin e tyre, me mesazhin kryesor të Biblës dhe me botimet e ‘skllavit të besueshëm e të matur’. (Mat. 24:45) Burimet e informacionit që nuk janë nga organizata përdori në harmoni me kontekstin origjinal dhe me qëllimin e shkrimtarit.

  • Arsyeto për dëshmitë. Pasi lexon një shkrim ose përmend një burim informacioni, bëj pyetje me takt ose ilustroje pikën për t’i ndihmuar dëgjuesit ta nxjerrin vetë përfundimin.