SIERRA-LEONE DHE GUINEJA
Shoqëritë sekrete
SHOQËRITË sekrete janë të përhapura në mbarë Afrikën Perëndimore dhe anëtarët e saj kanë prejardhje të ndryshme fisnore, kulturore dhe gjuhësore. Këto organizata përcaktojnë veprimtaritë sociale, shkollore dhe politike të anëtarëve të tyre. Megjithatë, roli i tyre parësor është fetar. Dy nga shoqëritë sekrete më të mëdha janë poro (për burrat) dhe sandi (për gratë). * Shoqëria poro, për shembull, përpiqet «të kontrollojë frymërat e të sigurohet se ndërhyrja e tyre në çështjet njerëzore është e dobishme».
Pjesëtarëve të rinj të poros u mësojnë sekretet e botës së frymërave dhe fuqinë e magjisë, si dhe u bëjnë vraga nëpër trup gjatë ritualeve. Edhe anëtaret e reja të sandit mësojnë ritet spiritiste dhe zakonisht i nënshtrohen gjymtimit gjenital, ndonëse kjo e fundit nuk praktikohet më në disa zona.
Shoqëri të tjera sekrete vënë rregulla për sjelljen seksuale dhe përdorin mjekime spiritiste në përpjekje për të kuruar çmendurinë ose sëmundje të tjera. Gjatë luftës civile në Sierra-Leone, një shoqëri sekrete pohonte se anëtarët e saj ishin të imunizuar nga plumbat. Kjo nuk ishte aspak e vërtetë.
Anëtarëve nuk u lejohet të flasin për ato që mësojnë dhe për ritet, me ata që s’janë pjesë e grupit. Ai që nuk u bindet ligjeve dhe rregullave të një shoqërie sekrete rrezikon jetën.
^ par. 3 Në disa zona, sandi njihet me emrin bondo.