Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

REPUBLIKA DOMENIKANE

S’lëvizin që këtu

S’lëvizin që këtu

Gjetën të vërtetën

Kuana Ventura nisi të studionte kur predikimi ishte ndaluar, dhe u pagëzua më 1960 në lumin Osamë. Një herë një pastor evangjelist në Santo-Domingo donte që ajo të burgosej ose të vritej ngaqë «po i merrte besimtarët». Ndërsa përpiqej të provonte se Dëshmitarët e Jehovait janë gënjeshtarë dhe ta poshtëronte Kuanën, e ftoi të dilte para besimtarëve të tij e t’u përgjigjej pyetjeve për besimin e ri.

Kuana tregon: «Më bëri tri pyetje: ‘Pse nuk votoni? Pse nuk shkoni në luftë? Pse quheni Dëshmitarë të Jehovait?’ Teksa i përgjigjesha secilës pyetje nga Bibla, të gjithë të pranishmit më ndiqnin me Biblën e tyre dhe habiteshin me atë që lexonin. Shumë kuptuan se kishin gjetur të vërtetën. I gjithë grupi filloi të studionte dhe, me kohë, 25 prej tyre iu kushtuan Jehovait.» Kjo ngjarje rrëqethëse i dha një shtysë të fortë veprës në Santo-Domingo.

Dëshmitarët e Jehovait s’lëvizin që këtu

Pas vrasjes së Truhijos degradimi politik ishte më se i dukshëm. Libri vjetor 1963 thoshte: «Ushtarët mbushnin rrugët dhe s’kalonte ditë pa greva e dhunë.» Pavarësisht nga trazirat politike, predikimi përparonte dhe numri i dishepujve rritej, gjersa në fund të vitit të shërbimit 1963 u arrit një maksimum prej 1.155 lajmëtarësh.

Më 1962, kur Nejthën Nori nga selia botërore vizitoi Republikën Domenikane, mori masa të blihej një pronë që të ngrinin ndërtesa më të mëdha për të përshpejtuar veprën e predikimit. Atje u ndërtuan një godinë dykatëshe dhe një Sallë Mbretërie. Të shtunën më 12 tetor 1963 Frederik Franci, një tjetër vizitor nga selia botërore, mbajti fjalimin e kushtimit për ndërtesat e reja të degës. Ishte e qartë se Dëshmitarët e Jehovait s’do të lëviznin nga Republika Domenikane. Shpejt pas kushtimit të këtyre ndërtesave, mbërritën Hari dhe Pakita Dafildi, misionarët e fundit të dëbuar nga Kuba.

Rritje pavarësisht nga revolucioni

Më 24 prill 1965 shpërtheu një revolucion që e rrënoi vendin. Ato ditë plot trazira populli i Jehovait po lulëzonte frymësisht. Më 1970 ishin 3.378 lajmëtarë në 63 kongregacione. Më shumë se gjysma e lajmëtarëve ishin bërë pjesë e organizatës gjatë pesë viteve të fundit. Libri vjetor 1972 thoshte: «Kishin formime nga më të ndryshmet: mekanikë, bujq, taksistë, llogaritarë, muratorë, zdrukthëtarë, avokatë, dentistë madje, e besoni apo jo, edhe ish-politikanë; të gjithë të tërhequr nga dashuria për të vërtetën e për Jehovain.»