NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR
Reparti Botëror i Projektim-Ndërtimit
RRITJA e shpejtë në organizatën e Jehovait po shton kërkesën për Salla Mbretërie, Salla Asamblesh, godina për shkollat teokratike, zyra përkthimi, si edhe godina dege në disa vende të ndryshme. Prandaj, në tetor 2013 Trupi Udhëheqës formoi një repart të ri që puna e projektimit, e ndërtimit, e restaurimit dhe e mirëmbajtjes së godinave tona të bëhet në mënyrë sa më efikase dhe ekonomike. Ky repart i ri, Reparti Botëror i Projektim-Ndërtimit (RBPN), ndodhet në selinë tonë botërore në Bruklin, Nju-Jork, dhe e mbikëqyr Komiteti i Botimit i Trupit Udhëheqës.
ndërtimin e Sallave të Mbretërisë. Më parë, Sallat e Mbretërisë ndërtoheshin ose me ndihmën e Komitetit Rajonal të Ndërtimit, ose me anë të programit për vende me të ardhura të pakta. Këto dy masa tani janë bashkuar në një të vetme me synimin që të dy sistemet të përdoren më së miri për të përshpejtuar veprën tonë të ndërtimit.
Ky repart mbikëqyr Repartet Rajonale të Projektim-Ndërtimit, të cilat ndodhen në zyrat e degëve në Australi, në Gjermani, në Afrikën e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara. Këto reparte koordinojnë projektimin, ndërtimin dhe punën e mirëmbajtjes në rajonet përkatëse. Ato synojnë të përshpejtojnëPër të koordinuar këtë nevojë kaq të ngutshme për Salla Mbretërie dhe Salla Asamblesh, në secilën degë u formua një Repart Vendës i Projektim-Ndërtimit. Ky repart i raporton drejtpërdrejt Komitetit të Degës në vendin përkatës. Një tipar i bukur i këtyre masave është se tani çdo degë mund të caktojë shërbëtorë ndërtimi në kohë të plotë që të ndihmojnë vëllezërit vendës të ndërtojnë Salla Mbretërie e Salla Asamblesh.
Në prill 2014 duheshin përfunduar mbi 270 projekte të mëdha, përfshirë 90 zyra përkthimi, 35 Salla Asamblesh dhe 130 projekte për ndërtimin e degëve. Përveç kësaj, ka nevojë urgjente për Salla Mbretërie, mbi 14.000 prej të cilave duhen ndërtuar a restauruar me themel.
Sa besimforcuese është të shohësh popullin e bashkuar të Jehovait të kapërcejë kufijtë kombëtarë, pengesat kulturore e gjuhësore për të ndërtuar godina që i sjellin lavdi emrit të tij të shenjtë! Dan Molsheni nga Zyra e Komitetit të Personelit në selinë botërore, thotë: «Na pret ende një punë kolosale, ndaj i vlerësojmë lutjet e kontributet e tyre për të mbështetur veprën. Ama jemi shumë mirënjohës për vëllezërit e motrat që ofrohen vullnetarisht për të ndihmuar me projektet.»
vëllezërve e motrave, si edhe