Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkrimi i vitit 2016

«Dashuria juaj vëllazërore le të vazhdojë.»Hebrenjve 13:1

Shkrimi i vitit 2016

«Shumë veta . . . do të urrejnë njëri-tjetrin. . . . Dashuria e shumicës do të ftohet.» (Mat. 24:10, 12) Këto fjalë të Jezuit parathanë se njerëzit që do të jetonin gjatë viteve para shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 70 të e.s., do t’i karakterizonte mungesa e dashurisë. Krejt ndryshe, dishepujt e Krishtit do të identifikoheshin nga dashuria që do të shfaqnin. (Gjoni 13:35) Sa duhet të jenë inkurajuar të krishterët hebrenj në Jerusalem nga kjo letër e Pavlit, ku i lavdëronte për dashurinë vëllazërore dhe i nxiste të vazhdonin ta shfaqnin!

Sot po i afrohemi shkatërrimit të të gjithë sistemit global të Satanait. Ashtu si vëllezërit tanë në shekullin e parë, edhe ne jetojmë mes atyre që janë të dashuruar pas parave, pas kënaqësive dhe pas vetes, por që nuk kanë shumë dashuri për Perëndinë ose për të tjerët. (2 Tim. 3:1-4) E megjithatë, dashuria vëllazërore mes Dëshmitarëve të Jehovait lulëzon anekënd botës. E lëvdofshim Jehovain, vetë personifikimin e dashurisë, teksa vazhdojmë të tregojmë dashuri vëllazërore!