Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 4

Ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain

Ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain

Çfarë premtimi po i bën Jefteu Jehovait?

Nuk ishte e lehtë, por vajza e Jefteut bëri atë që kishte premtuar babi i saj

A e sheh vajzën në figurë? . . . Është vajza e Jefteut. Bibla nuk na e thotë emrin e saj. Por e dimë se ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain. Le të mësojmë diçka për këtë vajzë dhe për babin e saj, Jefteun.

Jefteu ishte njeri i mirë dhe kalonte shumë kohë duke e mësuar vajzën për Jehovain. Ai ishte edhe një burrë i fortë e udhëheqës i zoti. Prandaj, izraelitët i kërkuan t’i udhëhiqte në luftën kundër armiqve.

Jefteu iu lut Perëndisë që ta ndihmonte të fitonte. Ai i premtoi se, po të fitonte, do t’ia jepte Jehovait personin e parë që do të dilte nga shtëpia për ta pritur. Ai person do të jetonte dhe do të punonte gjithë jetën në tabernakullin e Perëndisë. Tabernakulli ishte vendi ku në atë kohë njerëzit shkonin të adhuronin Perëndinë. Në fakt, Jefteu e fitoi betejën. A e di kush doli i pari nga shtëpia për ta pritur? . . .

Ishte vajza e tij! Vetëm atë fëmijë kishte dhe tani duhej ta dërgonte larg. Kjo e mërziti shumë Jefteun. Por, mos harro se ai kishte bërë një premtim. Menjëherë vajza tha: ‘Babi, ti i ke bërë një premtim Jehovait, prandaj duhet ta mbash.’

Shoqet shkonin ta takonin çdo vit vajzën e Jefteut

Edhe vajza e Jefteut ishte e mërzitur. Në tabernakull ajo nuk mund të martohej e të kishte fëmijë. Por kishte shumë dëshirë ta mbante premtimin e babit dhe ta bënte të lumtur Jehovain. Për të, kjo ishte më e rëndësishme se të martohej ose të bënte fëmijë. Kështu që u largua nga shtëpia dhe jetoi në tabernakull për gjithë jetën.

A mendon se veprimi i saj e bëri të lumtur babin dhe Jehovain? . . . Po! Nëse i bindesh Jehovait dhe e do atë, mund t’i ngjash vajzës së Jefteut. Edhe ti do t’i bësh shumë të lumtur mamin, babin dhe Jehovain.