Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KAPITULLI 26

Pse është e vështirë të bëjmë të mirën?

Pse është e vështirë të bëjmë të mirën?

KUSH ishte i kënaqur kur Sauli bënte gjëra të këqija? . . . Satana Djalli. Por edhe udhëheqësit fetarë të judenjve ishin të kënaqur nga kjo. Pastaj, kur Sauli u bë dishepull i Mësuesit të Madh dhe u quajt Pavël, këta udhëheqës fetarë filluan ta urrenin. Prandaj, a e kupton pse një dishepull i Jezuit e ka të vështirë të bëjë gjëra të mira? . . .

Çfarë vuajtjesh kaloi Pavli kur bëri gjëra të mira?

Kryeprifti, të cilin e quanin Anania, një herë i urdhëroi disa burra që ta qëllonin Pavlin në fytyrë. Madje, Anania u përpoq ta fuste në burg Pavlin. Pavli vuajti shumë kur u bë dishepull i Jezuit. Për shembull, disa njerëz të këqij e rrahën atë dhe u përpoqën ta vritnin duke e gjuajtur me gurë të mëdhenj.Veprat 23:1, 2; 2 Korintasve 11:24, 25.

Shumë veta do të na nxitin që të bëjmë gjëra që nuk i pëlqejnë Perëndisë. Prandaj, lindin disa pyetje: Sa shumë dëshiron ti të bësh gjëra të mira? A ke aq shumë dashuri për to, saqë do të bësh gjëra të mira edhe kur të tjerët të urrejnë për këtë? Duhet guxim për të vepruar kështu, apo jo? . . .

Mirëpo, ti mund të pyesësh: ‘E pse duhet të na urrejnë njerëzit ngaqë bëjmë gjëra të mira? A nuk duhet të jenë të kënaqur ata?’ Kështu duhej të ishte, normalisht. Shpesh njerëzit e pëlqenin Jezuin për gjërat e mira që bënte. Një herë, të gjithë banorët e një qyteti u mblodhën te dera e shtëpisë ku po qëndronte ai. Shkuan atje sepse Jezui po shëronte të sëmurët.Marku 1:33.

Por nganjëherë njerëzve nuk u pëlqente ajo që mësonte Jezui. Edhe pse ai gjithnjë u mësonte të tjerëve gjëra të drejta, disa e urryen shumë sepse thoshte të vërtetën. Kjo ndodhi një ditë në Nazaret, i cili ishte qyteti ku u rrit Jezui. Ai shkoi në sinagogë, një vend ku judenjtë mblidheshin për të adhuruar Perëndinë.

Aty Jezui mbajti një fjalim shumë të bukur, duke përdorur Shkrimet. Në fillim njerëzve u pëlqeu fjalimi. Ata u mahnitën nga fjalët e bukura që thoshte. Nuk e besonin dot se ky ishte po ai djalë i ri që ishte rritur në qytetin e tyre.

Por pastaj Jezui tha diçka tjetër. U tregoi për disa raste kur Perëndia kishte ndihmuar në mënyrë të veçantë njerëz që nuk ishin judenj si ata. Kur Jezui tha këtë, ata që ishin në sinagogë u zemëruan. Përse u zemëruan, e di? . . . Ata mendonin se ishin të vetmit që ndihmonte Perëndia. Mendonin se ishin më të mirë se njerëzit e tjerë. Prandaj e urryen Jezuin për atë që tha. Çfarë u përpoqën t’i bënin atij, a e di? . . .

Bibla thotë: ‘Ata e kapën Jezuin dhe e nxorën me nxitim jashtë qytetit. E çuan buzë një mali dhe u bënë gati ta hidhnin nga shkëmbi e ta vritnin! Por Jezui u largua prej tyre.’Luka 4:16-30.

Pse këta njerëz duan të vrasin Jezuin?

Po të të kishte ndodhur ty kjo, a do të kishe shkuar prapë atje që t’u flitje këtyre njerëzve për Perëndinë? . . . Do të duhej guxim për të bërë këtë, apo jo? . . . Megjithatë, rreth një vit më vonë, Jezui u kthye prapë në Nazaret. Bibla thotë: «Ai nisi t’i mësonte në sinagogën e tyre.» Jezui vazhdoi të fliste për të vërtetën. Ai nuk u frikësua nga njerëzit që s’kishin dashuri për Perëndinë.Mateu 13:54.

Një ditë tjetër, që ishte sabat, Jezui gjendej në një vend ku ishte edhe një njeri që e kishte dorën të tharë. Jezui kishte fuqi për ta shëruar atë njeri. Këtë fuqi ia kishte dhënë Perëndia. Por disa nga njerëzit po përpiqeshin t’i shkaktonin probleme Jezuit. Çfarë do të bënte Mësuesi i Madh? . . . Në fillim ai pyeti: ‘Po të kishit një dele e t’ju kishte rënë në gropë në sabat, a nuk do ta nxirrnit prej aty?’

Po, ata do ta nxirrnin delen edhe po të ishte sabat, që për ta ishte një ditë kur duhej të pushonin. Prandaj Jezui tha: ‘Është edhe më mirë të ndihmosh një njeri në sabat, sepse një njeri vlen më shumë se një dele.’ Sa e qartë ishte se Jezui duhej ta ndihmonte këtë njeri, duke e shëruar!

Jezui i tha njeriut që ta shtrinte dorën. Menjëherë dora u shërua. Sa i lumtur që ishte ai njeri! Po njerëzit e tjerë? A ishin të kënaqur ata? . . . Jo. Ata e urryen edhe më shumë Jezuin. Dolën jashtë dhe bënë plane për ta vrarë.Mateu 12:9-14.

Edhe sot është po njësoj. Pavarësisht se çfarë bëjmë, asnjëherë nuk do të mund t’u pëlqejmë të gjithëve. Prandaj, duhet të vendosim se kujt dëshirojmë t’i pëlqejmë në të vërtetë. Nëse duam t’i pëlqejmë Perëndisë Jehova dhe Birit të tij, Jezu Krishtit, atëherë duhet të bëjmë gjithnjë gjërat që mësojnë ata. Por, nëse veprojmë kështu, kush do të na urrejë? Kush do të na e bëjë të vështirë të bëjmë gjëra të mira? . . .

Satana Djalli. Por, kush tjetër përveç tij? . . . Ata që Djalli i ka mashtruar duke i bërë të besojnë gjëra të gabuara. Jezui u tha udhëheqësve fetarë të kohës së tij: «Ju jeni nga ati juaj, Djalli, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj.»Gjoni 8:44.

Ka shumë njerëz që Djalli i pëlqen. Jezui i quan ata «bota». Si mendon, çfarë është «bota» për të cilën flet Jezui? . . . Le të lexojmë bashkë Gjonin, kapitulli 15, vargu 19 dhe të shohim. Aty lexojmë këto fjalë të Jezuit: «Po të ishit pjesë e botës, bota do të tregonte përzemërsi për atë që është e vetja. E tani, ngaqë nuk jeni pjesë e botës, por unë ju kam zgjedhur nga bota, për këtë bota ju urren.»

Prandaj, bota që urren dishepujt e Jezuit përbëhet nga të gjithë njerëzit që nuk janë dishepuj të tij. Pse i urren bota dishepujt e Jezuit? . . . Mendo pak. Kush është sundimtari i botës? . . . Bibla thotë: «E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.» Ky i lig është Satana Djalli.1 Gjonit 5:19.

A e kupton tani pse është kaq e vështirë të bëjmë gjëra të mira? . . . Satanai dhe bota e tij na e bëjnë të vështirë. Por, ka edhe një arsye tjetër. Cila është, të kujtohet? . . . Në kapitullin e 23-të të këtij libri, mësuam se të gjithë lindim me mëkat. A nuk do të jetë e mrekullueshme kur mëkati, Djalli dhe bota e tij të mos jenë më? . . .

Kur të kalojë kjo botë, çfarë do të ndodhë me ata që bëjnë gjëra të mira?

Bibla premton: «Bota po kalon.» Kjo do të thotë që të gjithë ata që s’janë dishepuj të Mësuesit të Madh nuk do të jenë më. Ata nuk do të lejohen që të jetojnë përgjithmonë. Kush do të jetojë përgjithmonë, e di? . . . Bibla vazhdon me fjalët: «Ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1 Gjonit 2:17) Po, vetëm ata që bëjnë gjëra të mira, ata që bëjnë «vullnetin e Perëndisë», do të jetojnë përgjithmonë në botën e re të Perëndisë. Prandaj, edhe pse është e vështirë, ne dëshirojmë të bëjmë gjëra të mira, apo jo? . . .

Le të lexojmë bashkë këto shkrime që tregojnë pse nuk është e lehtë të bëjmë atë që është e mirë: Mateu 7:13, 14; Luka 13:23, 24 dhe Veprat 14:21, 22.