Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 12

Çfarë ndodh kur vdesim?

Çfarë ndodh kur vdesim?

Vdekja është e kundërta e jetës. Vdekja është si një gjumë i thellë. (Gjoni 11:11-14) Të vdekurit nuk mund të dëgjojnë, të shikojnë, të flasin ose të mendojnë për ndonjë gjë. (Predikuesi 9:5, 10) Feja e rreme mëson se të vdekurit shkojnë në një botë frymore për të jetuar me të parët e tyre. Por kjo nuk është ajo që mëson Bibla.

Ata që kanë vdekur nuk mund të na ndihmojnë, as të na dëmtojnë. Për njerëzit është e zakonshme që të kryejnë rite dhe sakrifica, të cilat besojnë se do t’u pëlqejnë atyre që kanë vdekur. Kjo gjë nuk i pëlqen Perëndisë, sepse bazohet në një nga gënjeshtrat e Satanait. Nuk mund t’u pëlqejë as të vdekurve, pasi ata janë të pajetë. Ne nuk duhet të kemi frikë ose t’i adhurojmë të vdekurit. Duhet të adhurojmë vetëm Perëndinë.​—Mateu 4:10.

Të vdekurit do të jetojnë përsëri. Jehovai do t’i zgjojë të vdekurit në jetën në një tokë parajsore. Kjo kohë i përket ende së ardhmes. (Gjoni 5:28, 29; Veprat 24:15) Perëndia mund t’i zgjojë ata që kanë vdekur, pikërisht sikurse ti mund të zgjosh pa problem një person nga gjumi.​—Marku 5:22, 23, 41, 42.

Ideja se nuk vdesim është një gënjeshtër e përhapur nga Satana Djalli. Satanai dhe demonët e tij, i bëjnë njerëzit të mendojnë se frymërat e të vdekurve janë gjallë dhe se shkaktojnë sëmundje e probleme të tjera. Ndonjëherë, Satanai i mashtron njerëzit me anë të ëndrrave dhe vizioneve. Jehovai i dënon ata që përpiqen të flasin me të vdekurit.​—Ligji i përtërirë 18:10-12.