MËSIMI 15
Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që është e mirë
Kur ke një mik të cilin e admiron dhe e respekton, përpiqesh të jesh si ai. «I mirë dhe i drejtë është Jehovai»,—thotë Bibla. (Psalmi 25:8, BR) Për të qenë miq të Perëndisë duhet të jemi të mirë dhe të drejtë. Bibla thotë: «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si bij të dashur dhe vazhdoni të ecni në dashuri.» (Efesianëve 5:1, 2) Ja disa nga mënyrat për ta bërë këtë:
Ndihmo të tjerët. «Të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve.»—Galatasve 6:10.
Puno pa u lodhur. «Vjedhësi le të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur, duke bërë me duart e tij atë që është e mirë.»—Efesianëve 4:28.
Qëndro i pastër fizikisht dhe moralisht. «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës, duke e përsosur shenjtërinë në frikën e Perëndisë.»—2 Korintasve 7:1.
Trego dashuri për të tjerët. «Le të vazhdojmë të duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia.»—1 Gjonit 4:7.
Bindju ligjeve të vendit. «Çdo shpirt le të jetë i nënshtruar autoriteteve më të larta . . . Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën.»—Romakëve 13:1, 7.