Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 5

Miqtë e Perëndisë do të jetojnë në parajsë

Miqtë e Perëndisë do të jetojnë në parajsë

Parajsa nuk do të jetë si bota në të cilën jetojmë tani. Perëndia nuk donte kurrë që toka të mbushej me shqetësim dhe hidhërim, me dhimbje dhe me vuajtje. Në të ardhmen, Perëndia do ta bëjë tokën një parajsë. Si do të jetë Parajsa? Le të shohim se çfarë thotë Bibla për këtë:

Njerëz të mirë. Parajsa do të jetë shtëpia e miqve të Perëndisë. Ata do të bëjnë gjëra të mira për njëri-tjetrin. Do të jetojnë sipas udhëve të drejta të Perëndisë.​—Fjalët e urta 2:21.

Bollëk ushqimi. Në Parajsë nuk do të ketë uri. Bibla thotë: «Do të ketë bollëk gruri [ose ushqimi] mbi tokë.»​—Psalmi 72:16.

Shtëpi të bukura dhe punë të gëzueshme. Në tokën parajsore çdo familje do të ketë shtëpinë e vet. Secili do të bëjë punë që sjellin lumturi të vërtetë.​—Isaia 65:21-23.

Paqe në mbarë botën. Njerëzit nuk do të luftojnë e nuk do të vdesin më në luftë. Fjala e Perëndisë thotë: «[Perëndia] bën që të pushojnë luftërat.»​—Psalmi 46:8, 9.

Shëndet i mirë. Bibla premton: «Asnjë banor [i Parajsës] nuk do të thotë: ‘Jam i sëmurë.’» (Isaia 33:24, BR) Veç kësaj, askush nuk do të jetë i çalë, i verbër, i shurdhër ose i paaftë për të folur.​—Isaia 35:5, 6.

Dhimbja, hidhërimi dhe vdekja do të marrin fund. Fjala e Perëndisë thotë: «Vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithma, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.»​—Zbulesa 21:4.

Njerëzit e ligj do të jenë zhdukur. Jehovai premton: «Të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.»​—Fjalët e urta 2:22.

Njerëzit do ta duan dhe do ta respektojnë njëri-tjetrin. Nuk do të ketë më padrejtësi, shtypje, lakmi dhe urrejtje. Njerëzit do të jenë të bashkuar dhe do të jetojnë në harmoni me udhët e drejta të Perëndisë.​—Isaia 26:9.