MËSIMI 8
Kush janë armiqtë e Perëndisë?
Armiku kryesor i Perëndisë është Satana Djalli. Ai është një krijesë frymore që u rebelua kundër Jehovait. Satanai vazhdon të luftojë kundër Perëndisë dhe u shkakton shumë shqetësime njerëzve. Ai është i lig. Është një gënjeshtar dhe një vrasës.—Gjoni 8:44.
Të tjera krijesa frymore u bashkuan me Satanain në rebelimin e tij kundër Perëndisë. Bibla i quan ata demonë. Ashtu si Satanai, edhe demonët janë armiq të njerëzimit. Atyre u pëlqen që t’u bëjnë keq njerëzve. (Mateu 9:32, 33; 12:22) Jehovai do ta shkatërrojë përgjithmonë Satanain dhe demonët e tij. Atyre u ka mbetur vetëm pak kohë për t’u nxjerrë telashe njerëzve.—Zbulesa 12:12.
Nëse dëshiron të jesh miku i Perëndisë, nuk duhet të bësh atë që Satanai dëshiron. Satanai dhe demonët e urrejnë Jehovain. Ata janë armiq të Perëndisë dhe duan të të bëjnë edhe ty armik me të. Ti duhet të zgjedhësh se kujt dëshiron t’i pëlqesh—Satanait ose Jehovait. Nëse do jetën e përhershme, duhet të zgjedhësh të bësh vullnetin e Perëndisë. Satanai ka shumë marifete dhe mënyra për t’i mashtruar njerëzit. Shumica e njerëzve po mashtrohen prej tij.—Zbulesa 12:9.