Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 13

Magjia dhe shtrigëria janë të këqija

Magjia dhe shtrigëria janë të këqija

Satanai do që ti të praktikosh magjinë. Shumë njerëz bëjnë sakrifica për paraardhësit e tyre ose frymërat, me qëllim që të mbrojnë veten nga dëmtimi. E bëjnë këtë sepse u frikësohen forcave të botës frymore. Ata vënë unaza ose byzylykë magjikë. Pinë ose fërkojnë në trupin e tyre «ilaçe» që supozohet se kanë fuqi magjike. Disa individë fshehin në shtëpinë e tyre ose në tokë sende që besohet se kanë fuqi mbrojtëse. Të tjerë përdorin «ilaç» magjik, sepse besojnë që ai do t’u sjellë sukses në biznes, në provimet në shkollë ose në shoqërimin me personat e seksit të kundërt.

Mbrojtja më e mirë kundër Satanait është krijimi i miqësisë me Jehovain. Perëndia Jehova dhe engjëjt e tij janë shumë më të fuqishëm se Satanai dhe demonët e tij. (Jakovit 2:19; Zbulesa 12:9) Jehovai mezi pret që të tregojë forcën e tij në dobi të miqve të vet​—atyre që janë krejtësisht besnikë ndaj tij.​—2 Kronikave 16:9.

Fjala e Perëndisë thotë: «Nuk duhet të praktikoni magjinë.» Jehovai e dënon magjinë dhe shtrigërinë, sepse ata që i praktikojnë ato mund ta vënë një person drejtpërdrejt nën pushtetin e Satana Djallit.​—Levitiku 19:26, BR.