Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 2

Perëndia është miku më i mirë që mund të kesh

Perëndia është miku më i mirë që mund të kesh

Krijimi i miqësisë me Perëndinë është gjëja më e mirë që mund të arrish. Perëndia do të të mësojë se si të jesh i lumtur dhe i sigurt. Ai do të të lirojë nga shumë besime të gabuara dhe praktika të dëmshme. Do të dëgjojë lutjet e tua. Do të të ndihmojë që të gëzosh paqe të brendshme dhe të kesh besim. (Psalmi 71:5; 73:28) Perëndia do të të mbështetë në kohë shqetësimi. (Psalmi 18:18) Veç këtyre, Perëndia të ofron edhe jetën e përhershme, që është një dhuratë prej tij.​—Romakëve 6:23.

Ndërsa afrohesh me Perëndinë, do të afrohesh edhe me miqtë e tij. Ndërkohë ata do të bëhen edhe miqtë e tu. Në fakt, do të jenë si vëllezër dhe motra për ty. Ata do të jenë të lumtur të të mësojnë rreth Perëndisë. Veç kësaj, do të të ndihmojnë dhe inkurajojnë.

Ne nuk jemi të barabartë me Perëndinë. Ndërsa kërkon të miqësohesh me Perëndinë, duhet të kuptosh një fakt të rëndësishëm. Miqësia me Perëndinë nuk është një miqësi ndërmjet dy personave të barabartë. Perëndia ka jetuar për një kohë jashtëzakonisht shumë më të gjatë dhe është shumë më i mençur dhe shumë më i fuqishëm se ne. Ai është Sundimtari ynë i ligjshëm. Prandaj, nëse duam të jemi miqtë e tij, duhet ta dëgjojmë dhe të bëjmë atë që kërkon nga ne. Kjo do të jetë gjithmonë për të mirën tonë.​—Isaia 48:18.