Dallimet sociale
A e sheh Perëndia si më të rëndësishëm dikë në bazë të racës, prejardhjes apo statusit ekonomik?
Ve 17:26, 27; Ro 3:23-27; Ga 2:6; 3:28
-
Shembull nga Bibla:
-
Gjo 8:31-40—Disa judenj krenoheshin se kishin paraardhës Abrahamin, por Jezui i qortoi ngaqë nuk vepronin aspak si Abrahami
-
A ka arsye për t’i përbuzur ata që janë të një race a kombësie tjetër?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Jn 4:1-11—Jehovai e mësoi me durim profetin Jona t’u tregonte mëshirë ninevitëve, që ishin njerëz të një kombi tjetër
-
Ve 10:1-8, 24-29, 34, 35—Apostulli Pjetër mësoi se nuk duhej t’i shihte jojudenjtë si të papastër, ja pse ndihmoi Kornelin dhe familjen e tij të bëheshin të krishterët e parë jojudenj
-
A duhet të ndihen më të lartë apo të kërkojnë trajtim të veçantë të krishterët e vërtetë që janë të pasur?
Shih edhe Lp 8:12-14; Jr 9:23, 24
A është pozita e mbikëqyrjes justifikim për t’u ndier superior ose për t’i trajtuar të tjerët me ashpërsi?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lp 17:18-20—Jehovai i paralajmëroi mbretërit e Izraelit të mos e lartësonin veten mbi asnjë izraelit tjetër, sepse ata të gjithë ishin vëllezër
-
Mr 10:35-45—Jezui i qortoi apostujt e tij ngaqë vdisnin të kishin autoritet mbi të tjerët. (Shih edhe shënimin për studim te Mr 10:42, «sillen si zotër me to», Përkthimi Bota e Re në anglisht)
-
Nga se përcaktohet nëse dikush ka miratimin e Perëndisë?
A duhet të përfshihen të krishterët e vërtetë në lëvizjet për reforma sociale?
-
Shembull nga Bibla:
-
Gjo 6:14, 15—Edhe pse njerëzit mendonin se Jezui ishte njeriu i duhur për të bërë reforma sociale, ai refuzoi të bëhej mbret në tokë
-