Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Durimi

Durimi

Si ka treguar durim Jehovai?

Ro 2:4; 9:22

Shih edhe Ne 9:30

  • Shembuj nga Bibla:

    • Jr 7:23-25—Jehovai shpjegoi sa shumë durim kishte treguar ndaj popullit të tij rebel

    • 2Pj 3:3-9, 15—Apostulli Pjetër shpjegoi si dhe pse Jehovai ka treguar shumë durim; por, tha edhe se durimi i Tij nuk do të zgjasë përgjithmonë

Pse duhet të mësojmë të tregojmë durim?

Pr 25:15; Ef 4:1-3; 2Ti 2:24, 25; 4:2

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 39:19-21; 40:14, 15, 23; 41:1, 9-14—Edhe pse e shitën si skllav dhe e burgosën padrejtësisht për shumë vjet në Egjipt, me durim, Jozefi shfaqi qëndrueshmëri dhe ruajti besimin

    • He 6:10-15—Me anë të shembullit të Abrahamit, apostulli Pavël u mësoi të krishterëve vlerën e durimit