Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Inkurajimi

Inkurajimi

Pse është e rëndësishme që shërbëtorët e Perëndisë të inkurajojnë njëri-tjetrin?

Is 35:3, 4; Kl 3:16; 1Se 5:11; He 3:13

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Kr 32:2-8—Mbreti Hezekia i dha zemër popullit kur u gjendën përballë një kërcënimi serioz

    • Dn 10:2, 8-11, 18, 19—Një engjëll e forcoi dhe e inkurajoi profetin e moshuar Daniel, të cilit s’i kishte mbetur pikë fuqie

Pse Jehovai pret që pleqtë të inkurajojnë të tjerët?

Is 32:1, 2; 1Pj 5:1-3

Shih edhe Mt 11:28-30

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lp 3:28; 31:7, 8—Sipas drejtimit që i dha Jehovai, profeti Moisi e inkurajoi dhe e forcoi pasuesin e tij, Josiun

    • Ve 11:22-26; 14:22—Gjatë një periudhe përndjekjeje, Pavli dhe Barnaba inkurajuan të krishterët në Antioki

Pse lavdërimet e sinqerta janë pjesë e rëndësishme e inkurajimit?

Pr 31:28, 29; 1Ko 11:2

  • Shembuj nga Bibla:

    • Gjy 11:37-40—Bijat e Izraelit vizitonin çdo vit vajzën e gjykatësit Jefte, që ta lavdëronin për sakrificën e saj

    • Zb 2:1-4—Edhe pse Jezuit iu desh t’i qortonte të krishterët në Efes, në fillim i lavdëroi për gjërat e mira që bënin

Si mund t’i inkurajojmë motrat dhe vëllezërit tanë?

Pr 15:23; Ef 4:29; Fi 1:13, 14; Kl 4:6; 1Se 5:14

Shih edhe 2Ko 7:13, 15, 16

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 23:16-18—Jonatani shkoi te Davidi, miku i tij, për ta inkurajuar në atë moment të vështirë që po kalonte

    • Gjo 16:33—Jezui i forcoi dishepujt me anë të shembullit të tij, duke i siguruar se edhe ata mund të dilnin fitimtarë

    • Ve 28:14-16—Rrugës për në Romë, ku e priste gjyqi, apostulli Pavël mori zemër kur pa vëllezërit besnikë që kishin udhëtuar për ta takuar e për ta inkurajuar

Pse është jetësore të shmangim qëndrimin pa respekt dhe ankues?

Fi 2:14-16; Jd 16-19

  • Shembuj nga Bibla:

    • Nu 11:10-15—Profeti Moisi u shkurajua tej mase nga qëndrimi negativ dhe rebel i popullit

    • Nu 13:31, 32; 14:2-6—I foluri negativ i 10 vëzhguesve e shkurajoi popullin dhe e nxiti të rebelohej

Si na inkurajon shoqëria e motrave dhe vëllezërve?

Pr 27:17; Ro 1:11, 12; He 10:24, 25; 12:12

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Kr 20:1-19—Kur u kërcënua nga një ushtri e madhe, Mbreti Jehozafat mblodhi popullin për t’u lutur së bashku

    • Ve 12:1-5, 12-17—Pasi apostulli Jakov u ekzekutua dhe apostulli Pjetër u burgos, kongregacioni në Jerusalem u mblodh për t’u lutur

Si mund të na ndihmojë një pikëpamje pozitive të mos dorëzohemi përballë vështirësive?

Ve 5:40, 41; Ro 8:35-39; 1Ko 4:11-13; 2Ko 4:16-18; 1Pj 1:6, 7

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 39:19-23; 40:1-8—Edhe pse e kishin akuzuar e burgosur padrejtësisht, Jozefi vazhdoi të mbështetej te Jehovai dhe donte të ndihmonte të tjerët

    • 2Mb 6:15-17—Profeti Elise nuk u tremb përballë rrezikut të madh që i kanosej, dhe u lut që shërbëtori i tij të kishte të njëjtin qëndrim

Inkurajim nga Fjala e Jehovait

Për çfarë na siguron me dashuri Jehovai?

Si na jep zemër meditimi për durimin dhe mëshirën e Jehovait?

Çfarë mund të bëjë Jehovai për ata që ndihen të dobët?

Ps 46:1; Is 12:2; 40:29-31; Fi 4:13

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 1:10, 11, 17, 18—Jehovai e dëgjoi lutjen e Hanës dhe ia lehtësoi zemrën nga dëshpërimi dhe hidhërimi

    • 1Mb 19:1-19—Kur profeti Elija u shkurajua, Jehovai i siguroi ndihmë praktike. Gjithashtu e inkurajoi dhe e ngushëlloi duke i dhënë një shpresë për të ardhmen

Si na jep zemër shpresa e Biblës për të ardhmen?

2Kr 15:7; Ps 27:13, 14; He 6:17-19; 12:2

  • Shembuj nga Bibla:

    • Jb 14:1, 2, 7-9, 13-15—Edhe në ditët e tij më të errëta, Jobi gjeti ngushëllim te shpresa e ringjalljes

    • Dn 12:13—Kur profeti Daniel ishte rreth 100 vjeç, një engjëll e inkurajoi duke i treguar shpërblimin që e priste në të ardhmen

Pse lutja dhe meditimi rreth asaj që dimë për Jehovain na inkurajon?

Ps 18:6; 56:4, 11; He 13:6

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 30:1-9—Kur hasi vështirësi, mbreti David iu lut Jehovait dhe mori forcë

    • Lu 22:39-43—Gjatë sprovës së tij më të rëndë, Jezui u lut me zjarr, dhe Jehovai dërgoi një engjëll për ta inkurajuar

Si na inkurajojnë lajmet e bukura, dhe pse është mirë t’i ndajmë me të tjerët?

Pr 15:30; 25:25; Is 52:7

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 15:2-4—Pavli dhe Barnaba u dhanë shumë forcë kongregacioneve që vizituan

    • 3Gjo 1-4—Apostulli i moshuar Gjon u inkurajua shumë kur dëgjoi për besnikërinë e atyre që u kishte mësuar të vërtetën