Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Integriteti

Integriteti

Çfarë është integriteti?

Ps 18:23-25; 26:1, 2; 101:2-7; 119:1-3, 80

  • Shembuj nga Bibla:

    • Le 22:17-22—Jehovai kërkonte që flijimet në kafshë të ishin «të shëndetshme» e pa asnjë të metë; fjala hebraike e përkthyer «i shëndetshëm» lidhet ngushtë me fjalën që shpesh përkthehet «integritet», dhe të dyja i referohen diçkaje të plotë; kjo nënkupton që integriteti përfshin përkushtimin e plotë ndaj Jehovait

    • Jb 1:1, 4, 5, 8; 2:3—E gjithë jeta e Jobit tregon se për të pasur integritet, dikush duhet ta respektojë thellësisht Jehovain, ta adhurojë me gjithë zemër dhe të shmangë atë që është e keqe në sytë e Tij

Pse kemi nevojë për integritet?

Çfarë mund të na motivojë të mbajmë integritetin?

Si mund ta zhvillojmë dhe ta mbajmë integritetin?

Js 24:14, 15; Ps 101:2-4

Shih edhe Lp 5:29; Is 48:17, 18

  • Shembuj nga Bibla:

    • Jb 31:1-11, 16-33—Jobi tregoi integritet të plotë gjatë çdo dite të jetës, duke shmangur imoralitetin dhe duke i trajtuar të tjerët me zemërmirësi e dinjitet. Adhuroi vetëm Jehovain duke i qëndruar larg idhujtarisë, si dhe çmonte miqësinë me Perëndinë më shumë se çdo zotërim

    • Dn 1:6-21—Ndonëse të rrethuar nga njerëz që nuk i shërbenin Jehovait, Danieli dhe 3 shokët e tij treguan integritet edhe kur u duhej të zgjidhnin ushqimet që do të hanin

Nëse dikush bën një sërë gabimesh të rënda, a mund ta rifitojë integritetin?

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Mb 9:2-5; Ps 78:70-72—Meqë mbreti David u pendua për mëkatet e tij, Jehovai e fali dhe e konsideroi si një person që e mbajti integritetin gjatë gjithë jetës

    • Is 1:11-18—Ndonëse Jehovai i tha popullit të tij se ishin hipokritë dhe plot mëkate, u premtoi se do t’i falte plotësisht, nëse pendoheshin dhe kthenin rrugë