Jehovai
Emri i tij
Emri Jehova mendohet se ka kuptimin «Ai shkakton të bëhet»
Çfarë shkakton të bëhet Jehovai, ose çfarë rolesh merr që të kujdeset për shërbëtorët e tij?
Ps 19:14; 68:5; Is 33:22; 40:11; 2Ko 1:3, 4
Shih edhe Ps 118:14; Is 30:20; Jr 3:14; Za 2:5
Pse shenjtërimi i emrit të Perëndisë ka rëndësi parësore?
Pse Jehovai, Sovrani i Universit, e meriton bindjen tonë?
Disa nga titujt e Jehovait
Atë—Mt 6:9; Gjo 5:21
I Madhërishmi—He 1:3; 8:1
I Plotfuqishmi—Zn 17:1; Zb 19:6
Jehovai i ushtrive—1Sa 1:11
Mbreti i përjetësisë—1Ti 1:17; Zb 15:3
Më i Larti—Zn 14:18-22; Ps 7:17
Mësuesi i Madh—Is 30:20
Shkëmbi—Lp 32:4; Is 26:4
Zotëria Sovran—Is 25:8; Am 3:7
Disa nga cilësitë e jashtëzakonshme të Jehovait
Si e bën të qartë Jehovai se është i shenjtë dhe si ndikon kjo te shërbëtorët e tij?
Eks 28:36; Le 19:2; 2Ko 7:1; 1Pj 1:13-16
-
Shembuj nga Bibla:
-
Is 6:1-8—Kur profeti Isaia pa një vegim që nxirrte në pah shenjtërinë e Jehovait, u ndie i padenjë; por, një serafin i kujtoi që edhe njerëzit mëkatarë mund të ishin të pastër në sytë e Perëndisë
-
Ro 6:12-23; 12:1, 2—Apostulli Pavël shpjegoi si mund t’i luftojmë prirjet mëkatare dhe të ndjekim «udhën e shenjtërisë»
-
Sa e madhe është fuqia e Jehovait dhe cilat janë disa mënyra si e përdor ai?
Eks 15:3-6; 2Kr 16:9; Is 40:22, 25, 26, 28-31
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lp 8:12-18—Profeti Moisi i kujtoi popullit se çdo gjë të mirë e kishin falë bujarisë së Jehovait, i cili kishte përdorur forcën e tij në dobi të tyre
-
1Mb 19:9-14—Jehovai i dha zemër profetit të shkurajuar Elija, duke i treguar forcën e tij të jashtëzakonshme
-
Pse mund të kemi besim të plotë te drejtësia e Jehovait?
Lp 32:4; Jb 34:10; 37:23; Ps 37:28; Is 33:22
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lp 24:16-22—Ligji i Moisiut tregonte se drejtësia e Jehovait është në harmoni të përsosur me mëshirën dhe dashurinë e tij
-
2Kr 19:4-7—Mbreti Jehozafat u kujtoi gjykatësve që emëroi, se përfaqësonin drejtësinë e Jehovait, jo atë të njeriut
-
Nga e dimë që Jehovai është më i mençur se kushdo tjetër?
Ps 104:24; Pr 2:1-8; Jr 10:12; Ro 11:33; 16:27
Shih edhe Ps 139:14; Jr 17:10
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Mb 4:29-34—Jehovai e bekoi mbretin Solomon me më shumë mençuri se të gjithë njerëzit e kohës së tij
-
Lu 11:31; Gjo 7:14-18—Jezui kishte më shumë mençuri se Solomoni, e megjithatë me përulësi pranoi kush ishte Burimi i mençurisë së tij
-
Si e tregon Jehovai se dashuria është cilësia e tij mbizotëruese?
Gjo 3:16; Ro 8:32; 1Gjo 4:8-10, 19
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 10:29-31—Jezui përdori harabelin për të ilustruar sa shumë e do dhe e çmon Jehovai secilin nga shërbëtorët e tij
-
Mr 1:9-11—Jehovai i foli nga qielli Birit të tij, duke e siguruar se e donte, e miratonte dhe se ishte krenar për të—gjëra për të cilat fëmijët kanë nevojë t’i marrin nga prindërit e tyre
-
Cilat janë disa arsye të tjera pse e duam Jehovain? Bibla flet për shumë cilësi tërheqëse të Jehovait. Për shembull, ai është . . .
Besnik—Zb 15:4
Bujar—Ps 104:13-15; 145:16
I drejtë—Ps 7:9
I duruar—Is 30:18; 2Pj 3:9
I dhembshur—Is 49:15; 63:9; Za 2:8
I lavdishëm—Zb 4:1-6
I lumtur—1Ti 1:11
I madhërishëm—Ps 8:1; 148:13
I mëshirshëm—Eks 34:6
I pandryshueshëm; i besueshëm—Ma 3:6; Jk 1:17
I përjetshëm; pa fillim a fund—Ps 90:2; 93:2
I përulur—Ps 18:35
Me aftësinë për të parë gjithçka—2Kr 16:9; Pr 15:3
Paqësor—Fi 4:9
Zemërmirë—Lu 6:35; Ro 2:4
Çfarë ndiejmë për Perëndinë Jehova kur e njohim më mirë?
Si t’i shërbejmë Jehovait
Nga e dimë që Jehovai nuk kërkon nga shërbëtorët e tij më tepër se ç’është e arsyeshme?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lp 30:11-14—Për izraelitët nuk ishte tepër e vështirë t’i bindeshin Ligjit që morën me anë të profetit Moisi
-
Mt 11:28-30—Jezui, që pasqyronte në mënyrë të përsosur Atin e tij, i siguroi dishepujt se ishte një Zotëri zemërmirë ku do të gjenin freskim
-
Pse Jehovai i meriton lavdet tona?
Shih edhe Jr 20:9; Lu 6:45; Ve 4:19, 20
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ps 104:1, 2, 10-20, 33, 34—Psalmisti gjeti te krijimi arsye të shumta për t’i kënduar lavde Jehovait
-
Ps 148:1-14—I gjithë krijimi—përfshirë edhe engjëjt—i thur lavde Jehovait; të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne
-
Si jep dëshmi për Jehovain sjellja jonë?
Si mund të bëhemi miq me Jehovain?
Si na ndihmon përulësia t’i afrohemi Perëndisë?
Si na ndihmon leximi i Biblës dhe meditimi të bëhemi miq me Jehovain?
Pse është jetësore të zbatojmë atë që mësojmë për Jehovain?
Pse nuk duhet të përpiqemi kurrë t’i fshehim diçka Jehovait?
Jb 34:22; Pr 28:13; Jr 23:24; 1Ti 5:24, 25
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Mb 5:20-27—Gehazi u përpoq të fshihte mëkatin që kishte bërë, por Jehovai ia zbuloi atë profetit të tij, Elise
-
Ve 5:1-11—Anania dhe Safira u përpoqën ta fshihnin mëkatin e tyre, por Jehovai ua nxori sheshit dhe i ndëshkoi ngaqë gënjyen frymën e shenjtë
-