Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kushtimi

Kushtimi

Cili është motivi i duhur pse i kushtohemi Perëndisë Jehova?

Nëse duam t’i shërbejmë Perëndisë, si duhet ta konsiderojmë Biblën?

Cilin mjet ka siguruar Jehovai për të na çliruar nga mëkati, dhe çfarë duhet të bëjmë për të përfituar prej tij?

Ç’do të thotë të pendohesh për gjërat e gabuara që ke bërë më përpara?

Ve 3:19; 26:20

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lu 19:1-10—Zakeu, një kryetaksambledhës, u pendua për jetën që kishte bërë si zhvatës, dhe ktheu çfarë u kishte zhvatur të tjerëve

    • 1Ti 1:12-16—Apostulli Pavël tregoi si hoqi dorë nga jeta mëkatare e si Perëndia dhe Jezui e falën me mëshirë

Përveçse të shmangim sjelljen e gabuar, çfarë tjetër duhet të bëjmë?

Cilat standarde morale duhet të ndjekim që t’i shërbejmë Perëndisë në mënyrë të pranueshme?

1Ko 6:9-11; Kl 3:5-9; 1Pj 1:14, 15; 4:3, 4

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Ko 5:1-13—Apostulli Pavël i kërkoi kongregacionit të Korintit të përjashtonte një burrë që kryente imoralitet të pështirë

    • 2Ti 2:16-19—Apostulli Pavël e këshilloi Timoteun të hidhte poshtë fjalët e apostatëve, të cilat po përhapeshin si gangrenë

Pse shërbëtorët e Perëndisë nuk duhet të përfshihen në çështje që mbështetin qeveritë e kësaj bote?

Is 2:3, 4; Gjo 15:19

  • Shembuj nga Bibla:

    • Gjo 6:10-15—Pasi Jezui ushqeu një turmë të madhe me anë të një mrekullie, njerëzit donin ta bënin mbret, por ai u largua prej tyre

    • Gjo 18:33-36—Jezui tha se Mbretëria e tij nuk kishte të bënte fare me qeveritë njerëzore

Si na ndihmon fryma e shenjtë t’i shërbejmë Perëndisë?

Gjo 16:13; Ga 5:22, 23

Shih edhe Ve 20:28; Ef 5:18

  • Shembull nga Bibla:

    • Ve 15:28, 29—Me ndihmën e frymës së shenjtë, trupi udhëheqës i shekullit të parë mori një vendim të rëndësishëm në lidhje me rrethprerjen

Si mund ta imitojmë mënyrën si i shërbeu Jezui Perëndisë?

Pse duhet të pagëzohen të krishterët që i kushtohen Perëndisë?

Mt 28:19, 20; Ve 2:40, 41; 8:12; 1Pj 3:21

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 3:13-17—Jezui u ofrua që të bënte vullnetin e Atit të tij dhe e simbolizoi këtë duke u pagëzuar

    • Ve 8:26-39—Një zyrtar etiopas, tashmë prozelit jude, ishte i gatshëm të pagëzohej pasi mësoi të vërtetën për Jezu Krishtin