Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Martesa

Martesa

Cila është origjina e martesës?

Kë duhet të zgjedhë si bashkëshort a bashkëshorte një i krishterë?

Pse një prind që adhuron Perëndinë, nuk do ta aprovonte martesën e vajzës a të djalit të pagëzuar me dikë që nuk është Dëshmitar i Jehovait?

1Ko 7:39; 2Ko 6:14, 15

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 24:1-4, 7—Abrahami i moshuar ishte i vendosur t’i gjente për grua Isakut, djalit të tij, dikë që i shërbente Jehovait, jo një kananite që adhuronte perëndi të tjera

    • Zn 28:1-4—Isaku i tha Jakobit të mos martohej me një kananite, por me një shërbëtore të Jehovait

Si ndihet Jehovai kur një i krishterë martohet me dikë që nuk e adhuron Atë?

Lp 7:3, 4

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Mb 11:1-6, 9-11—Jehovait iu ndez zemërimi kundër mbretit Solomon, ngaqë shpërfilli paralajmërimet e Tij, u martua me gra të huaja dhe lejoi që ato t’ia largonin zemrën nga Jehovai

    • Ne 13:23-27—Ashtu si Jehovai, Nehemia u zemërua shumë me izraelitët që u martuan me gra të huaja, të cilat nuk i shërbenin Perëndisë, prandaj i disiplinoi dhe i qortoi ata

Pse është e mençur të martohesh me dikë që i shërben me besnikëri Jehovait dhe ka reputacion të mirë?

Pr 18:22; 31:10, 28

Shih edhe Ef 5:28-31, 33

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 25:2, 3, 14-17—Nabali ishte një burrë i pasur, por mizor, ndaj ishte një bashkëshort i keq për Abigailën

    • Pr 21:9—Zgjedhja e gabuar e bashkëshortit mund të na e heqë paqen dhe lumturinë

    • Ro 7:2—Apostulli Pavël tha se, pasi një grua martohet, është nën kryesinë e burrit të saj të papërsosur, ndaj një grua e mençur tregon kujdes kë pranon për bashkëshort

Përgatitja për martesë

Pse një burrë duhet të sigurohet se është i zoti ta mbështetë familjen që para se të martohet?

1Ti 5:8

  • Shembull nga Bibla:

    • Pr 24:27—Para se të martohet e mbase të bëhet me fëmijë, një burrë duhet të punojë fort që të jetë gati për të mbështetur familjen

Pse çiftet që po mendojnë të martohen duhet të kërkojnë këshilla të mençura dhe ta njohin mirë njëri-tjetrin, në vend se të përqendrohen te pamja e jashtme?

Pr 13:10; 1Pj 3:3-6

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ru 2:4-7, 10-12—Boazi e njohu mirë Ruthën, duke parë sa punëtore ishte, si e trajtonte Naomin, çfarë reputacioni kishte dhe sa shumë e donte Jehovain

    • Ru 2:8, 9, 20—Rutha e njohu mirë Boazin, duke vëzhguar zemërmirësinë e tij, bujarinë e tij dhe dashurinë që kishte për Jehovain

Pse Jehovai kërkon që një çift ta mbajë të pastër lidhjen gjatë periudhës para martesës?

Ga 5:19; Kl 3:5; 1Se 4:4

  • Shembuj nga Bibla:

    • Pr 5:18, 19—Shprehjet intime të dashurisë janë të rezervuara vetëm për çiftet e martuara

    • Kng 1:2; 2:6—Kur po njiheshin, bariu dhe shulamitja këmbyen shprehje të çiltra dashurie dhe jo shprehje të papërshtatshme pasioni seksual

    • Kng 4:12; 8:8-10—Shulamitja e ruajti dëlirësinë duke shfaqur vetëkontroll; ajo ishte si një kopsht i mbyllur

Pse një çift duhet të martohet sipas kërkesave ligjore të vendit?

Roli i burrit

Çfarë përgjegjësish me peshë i ka dhënë Jehovai burrit?

Shembullin e kujt duhet të imitojnë burrat e krishterë në mënyrën si e ushtrojnë autoritetin?

Pse është e rëndësishme që burri të tregojë se e do gruan e tij dhe se i kupton ndjenjat e nevojat e saj?

Kl 3:19; 1Pj 3:7

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 21:8-12—Edhe pse Abrahamit nuk i pëlqeu sugjerimi i Sarës, gruas së tij, Jehovai i tha që ta dëgjonte

    • Pr 31:10, 11, 16, 28—Siç përshkruhet në këto vargje, burri i mençur i një gruaje të aftë, nuk e kontrollon dhe nuk ka qëndrim kritikues ndaj saj, përkundrazi, i beson dhe e lavdëron

    • Ef 5:33—Fjalët e frymëzuara të apostullit Pavël tregojnë se një grua ka nevojë ta ndiejë që bashkëshorti e do

Roli i gruas

Cilin caktim jetësor u ka dhënë Jehovai grave?

A ia ul dinjitetin në ndonjë mënyrë gruas roli që ka?

Zn 1:26-28, 31; 2:18

  • Shembuj nga Bibla:

    • Pr 1:8; 1Ko 7:4—Perëndia u ka dhënë bashkëshorteve dhe nënave njëfarë autoriteti në familje

    • 1Ko 11:3—Apostulli Pavël shpjegoi se të gjithë, përveç Perëndisë së Plotfuqishëm, jemi nën kryesinë e dikujt

    • He 13:7, 17—Në kongregacion, si gratë, edhe burrat duhet t’u binden dhe t’u nënshtrohen vëllezërve që marrin drejtimin

Si mund ta bëjë të lumtur Jehovain një grua e krishterë, burri i së cilës nuk adhuron Perëndinë?

Pse një grua e krishterë duhet të tregojë respekt për burrin?

Ef 5:33

  • Shembull nga Bibla:

    • Zn 18:12; 1Pj 3:5, 6—Sara kishte respekt të thellë për Abrahamin; ajo e quante «zotëri» edhe në zemrën e saj

Ç’lloj gruaje lavdëron Bibla?

Pr 19:14; 31:10, 13-31

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 24:62-67—Rebeka e ndihmoi të shoqin, Isakun, të gjente ngushëllim pas humbjes së nënës së tij

    • 1Sa 25:14-24, 32-38—Abigaila mbrojti burrin e saj të pamend dhe shpëtoi shtëpinë e saj, duke i kërkuar me përulësi Davidit të tregonte mëshirë

    • Es 4:6-17; 5:1-8; 7:1-6; 8:3-6—Mbretëresha Ester rrezikoi dy herë jetën, duke shkuar pa qenë e thirrur tek i shoqi, mbreti, që të kërkonte mbrojtje për popullin e Perëndisë

Zgjidhja e problemeve

Cilat parime mund t’i ndihmojnë çiftet të zgjidhin problemet që lindin në martesë?

Cilat parime mund t’i ndihmojnë çiftet të kenë pikëpamje të ekuilibruar për paratë?

Cilat parime mund t’i ndihmojnë çiftet të zgjidhin problemet me të afërmit dhe me familjen e bashkëshortit?

Cilat parime i drejtojnë çiftet e martuara për sa u përket marrëdhënieve seksuale?

Pse është e rëndësishme që dikush të përqendrohet te cilësitë e mira të bashkëshortit e jo te të metat?

Pse është më mirë t’i zgjidhësh shpejt dhe me dashuri problemet, në vend se të zemërohesh dhe të mbash inat?

Pse shpërthimet e zemërimit, të bërtiturat, sharjet dhe abuzimi fizik i çdo lloji janë absolutisht të papranueshme për të krishterët?

Kur lindin mosmarrëveshje, çfarë synimi duhet të ketë si burri, edhe gruaja?

Çfarë bekimesh vijnë kur Jehovai bëhet themeli i martesës?

Standardet për martesën

Cilat janë standardet e Jehovait për marrëdhëniet seksuale dhe martesën?

Ç’pikëpamje duhet të kemi për poligaminë?

Si e dimë që martesa duhet të jetë vetëm mes një burri dhe një gruaje?

Pse një çift i martuar nuk duhet të ndahet?

Cila është e vetmja bazë nga Shkrimet për divorc?

Si ndihet Jehovai kur divorci nuk ka bazë nga Shkrimet?

A është i lirë të rimartohet dikush që i ka vdekur bashkëshorti?