Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Materializmi

Materializmi

A mëson Bibla se është e gabuar të kesh pará ose të mira materiale?

Ek 7:12

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Mb 3:11-14—Jehovai e bekoi mbretin Solomon me pasuri përrallore, ngaqë ishte i përulur

    • Jb 1:1-3, 8-10—Jobi ishte jashtë mase i pasur, por mbi të gjitha ishte njeri me shumë integritet

Pse grumbullimi i pasurive dhe i zotërimeve nuk sjell kënaqësi ose paqe mendore?

Në ç’kuptim pasuritë mund të jenë krejtësisht të kota?

Cili është rreziku më i madh që vjen nga paratë dhe të mirat materiale?

Si mund të jetë mashtruese fuqia e pasurisë?

Pr 11:4, 18, 28; 18:11; Mt 13:22

  • Shembull nga Bibla:

    • Ve 8:18-24—Me marrëzi, Simoni mendoi se mund t’i blinte me pará privilegjet në kongregacionin e krishterë

Ç’kosto mund të ketë dashuria për pará?

Mt 6:19-21; Lu 17:31, 32

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mr 10:17-23—Një i ri i pasur, që ishte tepër i lidhur me zotërimet e tij, humbi privilegjin për t’u bërë dishepull i Jezuit

    • 1Ti 6:17-19—Apostulli Pavël i paralajmëroi të krishterët e pasur që të mos bëheshin arrogantë, sepse do të humbnin miratimin e Perëndisë

Si mund të na e dobësojë besimin materializmi e të na bëjë të humbasim miratimin e Jehovait?

Lp 8:10-14; Pr 28:20; 1Gjo 2:15-17

Shih edhe Ps 52:6, 7; Am 3:12, 15; 6:4-8

  • Shembuj nga Bibla:

    • Jb 31:24, 25, 28—Jobi e kuptoi qartë sa e rrezikshme është t’i varësh shpresat te pasuria; për të do të ishte sikur po tregonte mungesë besimi te Perëndia

    • Lu 12:15-21—Jezui paralajmëroi për rrezikun e materializmit, duke treguar për një burrë që, edhe pse i pasur nga ana materiale, nuk ishte i pasur në sytë e Perëndisë

Si mund të jemi të kënaqur me gjërat që kemi?

Cilat thesare janë më të çmuara se zotërimet materiale dhe pse?

Pr 3:11, 13-18; 10:22; Mt 6:19-21

  • Shembuj nga Bibla:

    • Hg 1:3-11—Me anë të profetit Hage, Jehovai u shpjegoi izraelitëve se nuk po i bekonte më ngaqë i kishin dhënë me shumë rëndësi rehatisë dhe ndërtimit të shtëpive të tyre sesa rindërtimit të tempullit të tij të shenjtë

    • Zb 3:14-19—Jezui e qortoi kongregacionin e Laodicesë, sepse po i jepte më shumë rëndësi të mirave materiale sesa privilegjit për t’i shërbyer Perëndisë

Pse duhet të kemi besim se Jehovai do të na sigurojë çfarë na nevojitet nga ana materiale?