Mëshira
Çfarë përfshin mëshira?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ps 51:1, 2—Kur mbreti David iu përgjërua Jehovait për mëshirë, i kërkoi ta falte dhe ta pastronte nga mëkatet e tij
-
Lu 10:29-37—Jezui dha një mësim për mëshirën, duke përshkruar si një samaritan i tregoi dhembshuri dhe zemërmirësi një judeu
-
Pse të gjithë njerëzit kanë nevojë për mëshirë?
Shih edhe 1Mb 8:46-50
Çfarë shembulli të mirë lë Jehovai në lidhje me mëshirën?
Eks 34:6; Ne 9:17; Ps 103:8; 2Ko 1:3
-
Shembuj nga Bibla:
-
Jb 42:1, 2, 6-10; Jk 5:11—Jehovai i tregoi mëshirë Jobit dhe e mësoi që edhe ai të ishte i mëshirshëm
-
Lu 15:11-32—Jezui ilustroi mëshirën e Jehovait, duke përshkruar mënyrën si e trajton një baba birin e tij rebel të penduar
-
Pse na tregon mëshirë Jehovai?
Shih edhe Tit 3:4, 5
Çfarë roli luan flijimi i Jezuit në faljen e mëkateve?
Pse duhet të lutemi për mëshirë dhe të jemi gjithnjë mirënjohës për këtë dhuratë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ps 51:1-4—Mbreti David, i dërrmuar nga ndjenjat e fajit për mëkatet e tij, iu përgjërua me përulësi Jehovait për mëshirë
-
Lu 18:9-14—Jezui përdori një ilustrim për të shpjeguar se Jehovai i tregon mëshirë kujtdo që i pranon me përulësi dobësitë e veta
-
Pse edhe ata që kanë bërë mëkate të rënda mund të presin t’u tregohet mëshirë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Kr 33:9-13, 15—Manaseu, edhe pse një mbret tmerrësisht i lig, u pendua dhe u përgjërua për mëshirë; pasi u rivendos në fron, veprimet e tij treguan se kishte ndryshuar vërtet
-
Jn 3:4-10—Ninevitët, edhe pse tej mase të dhunshëm dhe gjakatarë, u penduan për udhët e tyre dhe Perëndia u tregoi mëshirë
-
Pse është e rëndësishme t’i rrëfejmë mëkatet tona dhe të ndryshojmë udhë që Jehovai të na tregojë mëshirë?
Mëshira e Jehovait nuk na mbron nga disiplina dhe nga pasojat e mëkateve tona
Pse duhet të jemi të mëshirshëm?
Nëse nuk tregojmë mëshirë, si ndikon kjo te miqësia me Jehovain?
Shih edhe Pr 21:13
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 18:23-35—Jezui përdori një ilustrim për të treguar se kush nuk shfaq mëshirë, nuk do të ketë mëshirën e Jehovait
-
Lu 10:29-37—Një ilustrim i njohur tregon që Jehovai dhe Jezui nuk i miratojnë ata që nuk shfaqin mëshirë, por kënaqen me këdo që vepron si samaritani i mëshirshëm
-
Si i trajton Jehovai njerëzit e mëshirshëm?