Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përulësia

Përulësia

Si i sheh Jehovai të përulurit? Po fodullët?

Ps 138:6; Pr 15:25; 16:18, 19; 22:4; 1Pj 5:5

Shih edhe Pr 29:23; Is 2:11, 12

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Kr 26:3-5, 16-21—Mbreti Uziah u bë fodull; theu ligjin e Perëndisë dhe u tërbua kur e qortuan; si pasojë Perëndia e goditi me lebër

    • Lu 18:9-14—Me anë të një ilustrimi, Jezui tregoi se çfarë mendon Jehovai për lutjet e njerëzve fodullë dhe si ndihet për lutjet e të përulurve

Si reagon Jehovai kur dikush me përulësi pendohet sinqerisht?

2Kr 7:13, 14; Ps 51:2-4, 17

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Kr 12:5-7—Mbreti Rehoboam dhe princat e Judës u përulën para Jehovait, e kështu shmangën një fund tragjik

    • 2Kr 32:24-26—Mbreti i mirë Hezekia u bë fodull, por, kur u përul, Jehovai e fali

Pse përulësia na ndihmon të kemi marrëdhënie më të mira me të tjerët?

Ef 4:1, 2; Fi 2:3; Kl 3:12, 13

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 33:3, 4—Jakobi tregoi shumë përulësi kur takoi vëllanë e tij, Esaun, që më parë kishte qenë armiqësor; si rezultat mes tyre u vendos paqja

    • Gjy 8:1-3—Gjykatësi Gideon u tha me përulësi burrave të Efraimit se qëndronin më lart se ai, kështu fashiti zemërimin e tyre dhe shmangu një konflikt të mundshëm

Si e tregoi Jezu Krishti vlerën e përulësisë?

Mt 18:1-5; 23:11, 12; Mr 10:41-45

  • Shembuj nga Bibla:

    • Is 53:7; Fi 2:7, 8—Siç ishte profetizuar, Jezui e pranoi me përulësi caktimin e tij në tokë, e madje iu nënshtrua një vdekjeje të dhimbshme dhe poshtëruese

    • Lu 14:7-11—Për të ilustruar vlerën praktike të përulësisë, Jezui mori si shembull vendet e rezervuara për mysafirët në një dasmë

    • Gjo 13:3-17—Jezui la një model për dishepujt e tij, kur me përulësi bëri punën e një shërbyesi, duke iu larë këmbët apostujve

Pse kur zhvillojmë pikëpamjen e duhur për veten dhe të tjerët, na ndihmon të jemi të përulur?

Pse përulësia e shtirur nuk ka vlerë?