Qëndrueshmëria
A kanë nevojë për qëndrueshmëri shërbëtorët e Jehovait?
Pse presim që disa njerëz të jenë indiferentë ndaj veprës së predikimit e madje t’i kundërvihen?
Mt 10:22; Gjo 15:18, 19; 2Ko 6:4, 5
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Pj 2:5; Zn 7:23; Mt 24:37-39—Edhe pse Noeja ishte «një predikues drejtësie», njerëzit e shpërfillën, ndaj vetëm ai dhe familja e tij i mbijetuan Përmbytjes
-
2Ti 3:10-14—Apostulli Pavël përdori shembullin e vet për të nxitur Timoteun të shfaqte qëndrueshmëri
-
Pse mund të presim që edhe pjesëtarët e familjes të na kundërshtojnë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 4:3-11; 1Gjo 3:11, 12—Kaini e vrau vëllanë e tij sepse veprat e veta ishin të liga, kurse ato të Abelit ishin të drejta
-
Zn 37:5-8, 18-28—Vëllezërit e sulmuan dhe e shitën Jozefin si skllav; një arsye ishte se u tregoi për ëndrrën që Jehovai i kishte dhënë
-
Pse nuk ka arsye t’i frikësohemi vdekjes kur na përndjekin?
Shih edhe Zb 2:10
-
Shembuj nga Bibla:
-
Dn 3:1-6, 13-18—Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja ishin të gatshëm të vdisnin, në vend që të bënin kompromis për të adhuruar një idhull
-
Ve 5:27-29, 33, 40-42—Pavarësisht nga kërcënimet për vdekje, apostujt shfaqën qëndrueshmëri duke mos e ndalur predikimin
-
Çfarë do të na ndihmojë t’i qëndrojmë besnikë Jehovait edhe kur na disiplinojnë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Nu 20:9-12; Lp 3:23-28; 31:7, 8—Profeti Moisi u shkurajua kur Jehovai e disiplinoi, megjithatë qëndroi besnik deri në fund
-
2Mb 20:12-18; 2Kr 32:24-26—Edhe pse mbreti Hezekia u qortua për mëkatin e tij, ai u përul dhe qëndroi besnik
-
Si mund të na e sprovojë qëndrueshmërinë jobesnikëria e të tjerëve?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ps 73:2-24—Kur pa bollëkun dhe paqen e të ligjve, psalmisti dyshoi nëse ia vlente të vazhdonte t’i shërbente Jehovait
-
Gjo 6:60-62, 66-68—Edhe pse shumë veta e braktisën Jezuin, Pjetri ishte i vendosur të qëndronte besnik
-
Çfarë do të na ndihmojë të tregojmë qëndrueshmëri?
Të qëndrojmë të lidhur ngushtë me Jehovain
Të shtojmë njohurinë nga Bibla me anë të studimit dhe meditimit
T’i lutemi Jehovait rregullisht nga zemra
-
Shembuj nga Bibla:
-
Dn 6:4-11—Profeti Daniel vazhdoi t’i lutej Jehovait, edhe pse kjo i vuri jetën në rrezik
-
Mt 26:36-46; He 5:7—Natën e fundit të jetës së tij në tokë, Jezui u lut me zjarr dhe i nxiti të tjerët të bënin po ashtu
-
Të shoqërohemi rregullisht me bashkëbesimtarët për të adhuruar Jehovain
Të përqendrohemi te shpërblimet që premton Jehovai
Të thellojmë dashurinë për Jehovain, për drejtësinë e tij dhe për bashkëbesimtarët
Të forcojmë besimin
Të kemi qëndrimin e duhur ndaj vuajtjeve
Çfarë dobish vijnë kur qëndrojmë besnikë?
Nderojmë Jehovain
Pr 27:11; Gjo 15:7, 8; 1Pj 1:6, 7
-
Shembuj nga Bibla:
-
Jb 1:6-12; 2:3-5—Satanai e sfidoi Jehovain, duke vënë në dyshim integritetin e Jobit; kjo çështje mund të zgjidhej vetëm nëse Jobi qëndronte besnik
-
Ro 5:19; 1Pj 1:20, 21—Ndryshe nga Adami, duke qëndruar besnik deri në vdekje, Jezui i dha përgjigje pyetjes jetësore: a mund ta ruajë integritetin një njeri i përsosur në sprovat më të rënda?
-
Nxitim të tjerët të qëndrojnë
Jemi të frytshëm në shërbim
Fitojmë miratimin e Jehovait dhe marrim shpërblimin e premtuar
Mt 24:13; Lu 21:19; 1Ko 15:58; He 10:36
Shih edhe Ro 2:6, 7; Jk 1:12