Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Qeveritë

Qeveritë

Cilën qeveri mbështetin me gjithë zemër dhe i qëndrojnë besnikë të krishterët e vërtetë?

Mt 6:9, 10, 33; 10:7; 24:14

Shih edhe Dn 7:13, 14

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ps 89:18-29—Këto vargje përshkruajnë Mbretin mesianik, të cilit Jehovai i ka dhënë autoritet mbi çdo sundimtar tjetër

    • Zb 12:7-12—Në fillim të ditëve e fundit, Mbreti mesianik nisi të qeveriste dhe hodhi poshtë në tokë Satanain

Çfarë roli kanë në Mbretërinë e Perëndisë dishepujt e mirosur të Krishtit?

Të krishterët e vërtetë i respektojnë autoritetet njerëzore

Pse u bindemi ligjeve të shtetit dhe paguajmë taksat?

Ro 13:1-7; Tit 3:1; 1Pj 2:13, 14

Shih edhe Ve 25:8

  • Shembull nga Bibla:

    • Mt 22:15-22—Jezui iu përgjigj me mençuri pyetjes nëse dishepujt e tij duhej t’i paguanin taksat apo jo

Pse nuk hakmerremi edhe kur na përndjekin?

Të krishterët e vërtetë qëndrojnë asnjanës

Pse të krishterët e vërtetë me respekt refuzojnë t’u binden autoriteteve njerëzore, kur ato u kërkojnë të mos i binden Perëndisë Jehova?

Ve 4:18-20; 5:27-29

  • Shembuj nga Bibla:

    • Dn 3:1, 4-18—Tre të rinj hebrenj refuzuan t’i binden një ligji babilonas, ngaqë shkelte ligjin e Perëndisë

    • Dn 6:6-10—Profeti i moshuar Daniel nuk pranoi t’i bindej një ndalimi qeveritar që nuk e lejonte të lutej

Çfarë shembulli u la Jezui dishepujve të tij për sa i përket asnjanësisë ndaj qeverive njerëzore?

Në ç’mënyrë ligjet e Perëndisë për idhujtarinë mund ta ndihmojnë një të krishterë të qëndrojë asnjanës?

Eks 20:4, 5; 1Ko 10:14; 1Gjo 5:21

  • Shembull nga Bibla:

    • Dn 3:1, 4-18—Mbreti Nabukodonosor bëri një shëmbëlltyrë, mbase për nder të perëndisë së rremë Marduk, dhe i urdhëroi të gjithë nënshtetasit që ta adhuronin

Cilat parime të Biblës mund t‘i vijnë në ndihmë një të krishteri që e kanë urdhëruar të luftojë ose të mbështetë luftën?

Is 2:4; Gjo 18:36

Shih edhe Ps 11:5

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 26:50-52—Jezui e bëri të qartë se dishepujt e tij nuk do të merrnin pjesë në luftë

    • Gjo 13:34, 35—Një adhurues i Jehovait mund të pyesë veten: «A do t’i bindesha këtij urdhri të Jezuit, nëse do të luftoja kundër njerëzve të një vendi tjetër, mbase duke vrarë edhe motrat e vëllezërit e mi në besim?»

Pse të krishterët nuk pranojnë të marrin pjesë në protesta kundra qeverive njerëzore?

Pse të krishterët nuk duhet të habiten kur i akuzojnë padrejtësisht se shkaktojnë trazira apo se duan të rrëzojnë qeverinë?

Lu 23:1, 2; Gjo 15:18-21

  • Shembull nga Bibla:

    • Ve 16:19-23—Apostulli Pavël dhe Sila vuajtën për shkak se predikonin lajmin e mirë