Titujt e nderit
A duhet të përdorin të krishterët tituj fetarë?
Shembull nga Bibla:
Lu 18:18, 19—Edhe pse Jezui ishte i mirë, nuk e pranoi titullin «Mësues i mirë», duke ia atribuar kështu gjithë mirësinë Jehovait
Pse të krishterët shmangin përdorimin e titujve fetarë, të tillë si «atë» ose «kre»?
Shembuj nga Bibla:
Mt 23:9-12—Jezui e ndaloi përdorimin e titujve të nderit, të tillë si «atë» ose «kre»
1Ko 4:14-17—Ndonëse apostulli Pavël ishte si një atë për shumë veta, askund nuk thuhet se e thërritnin atë Pavli a diçka të ngjashme
Pse është e përshtatshme që të krishterët ta thërrasin dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin si vëllezër e motra?
Shih edhe Ve 12:17; 18:18; Ro 16:1
Shembull nga Bibla:
Mt 12:46-50—Jezui e bëri të qartë se i konsideronte si motra e vëllezër ata që adhuronin Jehovain
Pse është e përshtatshme të përdorim tituj për t’iu drejtuar autoriteteve jofetare, si qeveritarëve, gjykatësve a zyrtarëve të tjerë?
Shembull nga Bibla:
Ve 26:1, 2, 25—Apostulli Pavël iu drejtua qeveritarëve, si për shembull Agripës dhe Festit, me tituj zyrtarë