Zemra
Si e tregon Bibla që zemra e figurshme i referohet njeriut të brendshëm, ku përfshihen mendimet, qëllimet, cilësitë dhe ndjenjat?
Ps 49:3; Pr 16:9; Lu 5:22; Ve 2:26
-
Shembull nga Bibla:
-
Lu 9:46-48—Jezui i ndreqi apostujt për qëndrimin ambicioz që shihte në zemrat e tyre
-
Pse është jetësore ta ruajmë zemrën?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 6:5-7—Ligësia në zemrat e njerëzve çoi në dhunë dhe bëri që Perëndia të sillte një përmbytje globale
-
1Mb 11:1-10—Mbreti Solomon nuk e mbrojti zemrën dhe u martua me gra të huaja që e larguan nga Jehovai
-
Mr 7:18-23—Jezui shpjegoi që zemra është burimi i çdo gjëje që mund ta ndotë njeriun në sytë e Perëndisë
-
Si ta mbrojmë zemrën?
Ps 19:14; Pr 3:3-6; Lu 21:34; Fi 4:8
Shih edhe Ezd 7:8-10; Ps 119:11
-
Shembull nga Bibla:
-
Ef 6:14-18; 1Se 5:8—Kur foli për armaturën që jep Perëndia, apostulli Pavël shpjegoi se drejtësia, besimi dhe dashuria mund ta mbrojnë zemrën e figurshme njëlloj siç e mbron parzmorja zemrën e mirëfilltë
-
Si ta dimë nëse kemi një problem me zemrën e figurshme?
Shih edhe Pr 6:12-14
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Kr 25:1, 2, 17-27—Për njëfarë kohe, mbreti Amaziah bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Perëndisë, por jo me gjithë zemër; me kalimin e kohës u bë arrogant e nuk qëndroi besnik, dhe kështu vuajti pasojat
-
Mt 7:17-20—Jezui shpjegoi se, ashtu si një pemë e kalbur prodhon fryt të keq, edhe një zemër e ligë, të shtyn të bësh gjëra të këqija
-
Pse duhet të zhvillojmë një zemër të mirë dhe si mund ta bëjmë këtë?
Shih edhe Ps 119:97, 104; Ro 12:9-16; 1Ti 1:5
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Mb 20:1-6—Kur mbreti Hezekia u sëmur për vdekje, iu përgjërua Jehovait që ta ndihmonte, duke iu lutur të kujtonte si i kishte shërbyer me gjithë zemër
-
Mt 21:28-32—Jezui përdori një ilustrim për të treguar se gjendja e zemrës së dikujt kuptohet më shumë nga veprimet e tij, sesa nga fjalët
-
Pse na ngushëllon fakti që Jehovai shqyrton zemrat?
Shih edhe 1Sa 2:3
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 16:1-13—Profeti Samuel kuptoi që Jehovai nuk ndikohet nga pamja e dikujt, përkundrazi shikon zemrën e tij
-
2Kr 6:28-31—Lutja e mbretit Solomon në inaugurimin e tempullit tregoi se Perëndia e kupton plotësisht çfarë kemi në zemër, dhe në varësi të kësaj na jep atë që kemi nevojë
-