Programi i Kongresit 2017

Shih programin për secilën ditë të këtij kongresi, që do t’ju ndihmojë të vazhdoni të bëni atë që është e shkëlqyer dhe të përballoni sprovat.

E premte

Çfarë mund t’i ndihmojë të krishterët të kultivojnë cilësitë e nevojshme për të përballuar vështirësitë?

E shtunë

Si na jep Perëndia i Plotfuqishëm qëndrueshmëri dhe ngushëllim?

E diel

Jezui tha: «Ai që qëndron deri në fund, do të shpëtojë.» Çfarë mund të bëni për t’ua vënë veshin fjalëve të tij?

Informacion për delegatët

Mund të jesh i interesuar të ndjekësh mbledhjet speciale që do të mbahen gjatë programit. Gjithashtu, nëse dëshiron të dish më shumë për përcjellësit, pagëzimin, kontributet, ndihmën e shpejtë, sendet e humbura, vendet a shërbimin vullnetar, shiko këtu.