Informacion për delegatët
MBLEDHJE SPECIALE
SHKOLLA PËR UNGJILLËZUESIT E MBRETËRISË Pionierët e moshës 23 deri në 65 vjeç që janë të interesuar të zgjerojnë shërbimin, janë të ftuar të marrin pjesë në mbledhjen e Shkollës për Ungjillëzuesit e Mbretërisë, të dielën pasdreke. Vendi dhe ora e mbledhjes do të njoftohet.
INFORMACION PËR DELEGATËT
KONTRIBUTET Janë bërë mjaft shpenzime për të siguruar vende të përshtatshme për t’u ulur, sistemin audio-video dhe shumë shërbime të tjera, që e bëjnë pjesëmarrjen të gëzueshme në kongres dhe na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Jehovain. Kontributet tuaja vullnetare ndihmojnë mbulimin e shpenzimeve dhe mbështetin veprën mbarëbotërore. Për lehtësi, në të gjithë mjedisin e kongresit janë vendosur kuti kontributesh. Të gjitha kontributet çmohen shumë. Trupi Udhëheqës dëshiron t’ju falënderojë që e mbështetni bujarisht Mbretërinë.
NDIHMA E SHPEJTË Ju lutemi, mbani parasysh se kjo është VETËM PËR URGJENCA.
PAGËZIMI Nëse nuk njoftohet ndryshe, vendet e rezervuara për kandidatët për pagëzim do të jenë përballë podiumit. Kandidatët për pagëzim duhet të ulen atje, të shtunën paradite, përpara se të fillojë fjalimi i pagëzimit. Secili duhet të sjellë një peshqir dhe rroba banje modeste.
PËRCJELLËSIT Përcjellësit janë caktuar për t’ju ndihmuar. Ju lutemi, bashkëpunoni plotësisht me ta duke ndjekur udhëzimet e tyre për parkimin, për qarkullimin e njerëzve, për rezervimin e vendeve për t’u ulur dhe për çështje të tjera.
SENDET E HUMBURA Të gjitha sendet e humbura duhet të dorëzohen në Repartin e Sendeve të Humbura. Nëse keni humbur diçka, shkoni të interesoheni në këtë repart. Edhe fëmijët që janë larguar nga prindërit dhe kanë humbur, duhet të çohen në këtë repart. Megjithatë, për të shmangur stresin e panevojshëm për të gjithë ata që përfshihen, ju lutemi, kujdesuni për fëmijët tuaj dhe mbajini pranë.
SHËRBIMI VULLNETAR Nëse dëshironi të ndihmoni me punë të ndryshme, ju lutemi paraqituni tek Informacioni ose te Reparti i Shërbimit Vullnetar.
VENDET PËR T’U ULUR Ju lutemi, tregoni konsideratë për të tjerët. Mos harroni se mund të rezervoni vende për t’u ulur vetëm për familjarët dhe për ata që udhëtojnë me ju në të njëjtin automjet, që jetojnë me ju në të njëjtën shtëpi ose që po studiojnë Biblën me ju. Ju lutemi, mos lini sende në vendet që nuk i keni rezervuar për dikë.
Organizuar nga Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait