KAPITULLI 10
E vërteta rreth engjëjve
1. Pse duhet të marrim njohuri rreth engjëjve?
JEHOVAI ka dëshirë që ta njohim familjen e tij, dhe engjëjt janë pjesë e kësaj familjeje. Bibla i quan ‘bij të Perëndisë’. (Jobi 38:7) Çfarë bëjnë engjëjt? Në ç’mënyrë i kanë ndihmuar njerëzit në të kaluarën? Po sot, a na ndihmojnë dot?—Shiko pikën 8 të Shtojcës.
2. Nga erdhën engjëjt? Sa engjëj ka?
2 Fillimisht duhet të dimë nga erdhën ata. Kolosianëve 1:16 tregon se, pasi krijoi Jezuin, Jehovai ‘krijoi gjithçka tjetër në qiej e në tokë’, ku përfshihen edhe engjëjt. Sa engjëj ka? Bibla thotë se ka me qindra miliona.—Psalmi 103:20; Zbulesa 5:11.
3. Çfarë tregon Jobi 38:4-7 për engjëjt?
3 Gjithashtu, Bibla na mëson se Jehovai i krijoi engjëjt përpara se të krijonte tokën. Si u ndienë engjëjt kur panë tokën? Libri i Jobit tregon se u gëzuan pa masë. Ata ishin pjesëtarë të një familjeje të lidhur ngushtë dhe i shërbenin Jehovait në unitet.—Jobi 38:4-7.
ENGJËJT NDIHMOJNË SHËRBËTORËT E PERËNDISË
4. Nga e dimë që engjëjt u kushtojnë vëmendje njerëzve?
4 Engjëjt u kanë kushtuar gjithnjë vëmendje njerëzve dhe qëllimit të Jehovait për tokën. (Proverbat 8:30, 31; 1 Pjetrit 1:11, 12) Ata duhet të jenë trishtuar shumë kur Adami dhe Eva u rebeluan. Imagjino sa të trishtuar duhet të jenë tani, ngaqë shumica e njerëzve kanë zgjedhur të mos i binden Jehovait. Por, kur dikush pendohet dhe kthehet te Perëndia, engjëjt gëzohen. (Luka 15:10) Ata interesohen shumë për njerëzit që i shërbejnë Perëndisë. Me anë të engjëjve, Jehovai i ndihmon dhe i mbron shërbëtorët e tij në tokë. (Hebrenjve 1:7, 14) Le të shohim disa shembuj.
5. Si i kanë ndihmuar engjëjt shërbëtorët e Perëndisë në të kaluarën?
5 Kur u shkatërrua Sodoma dhe Gomorra, Jehovai Zanafilla 19:15, 16) Qindra vjet më vonë, kur profetin Daniel e hodhën në një gropë luanësh, ai doli shëndoshë e mirë sepse ‘Perëndia dërgoi engjëllin e tij dhe ua mbylli gojën luanëve’. (Danieli 6:22) Shekuj më vonë, kur apostulli Pjetër ishte në burg, Jehovai dërgoi një engjëll që ta lironte. (Veprat 12:6-11) Engjëjt ndihmuan edhe Jezuin kur ishte në tokë. Për shembull, pasi Jezui u pagëzua, ‘engjëjt u kujdesën për të’. (Marku 1:13) Pak para se Jezuin ta vritnin, një engjëll «i dha forcë».—Luka 22:43.
dërgoi dy engjëj për të ndihmuar Lotin dhe familjen e tij që të shpëtonin. (6. (a) Nga e dimë që engjëjt i ndihmojnë shërbëtorët e Perëndisë sot? (b) Cilat pyetje do të shqyrtojmë?
6 Sot engjëjt nuk u shfaqen më njerëzve. Gjithsesi, nëpërmjet engjëjve, Perëndia i ndihmon ende shërbëtorët e tij. Bibla thotë: «Engjëlli i Jehovait zë vend rreth atyre që e nderojnë thellësisht Atë dhe i shpëton.» (Psalmi 34:7) Pse kemi nevojë për ndihmën e engjëjve? Sepse kemi armiq të fuqishëm që duan të na bëjnë keq. Cilët janë këta? Nga kanë ardhur? Si përpiqen të na dëmtojnë? Para se të marrim përgjigje, le të shohim çfarë ndodhi pak kohë pas krijimit të Adamit dhe të Evës.
ARMIQ TË PADUKSHËM
7. Çfarë ka arritur të bëjë Djalli me njerëzit?
7 Në kapitullin 3 mësuam se një engjëll u rebelua kundër Perëndisë sepse donte të sundonte në vend të tij. Bibla e quan Satana Djalli. (Zbulesa 12:9) Satanai donte që edhe të tjerë të rebeloheshin kundër Perëndisë. Ai arriti të mashtronte Evën dhe që nga ajo kohë, ka mashtruar shumicën e njerëzimit. Gjithsesi, disa njerëz, si Abeli, Enoku dhe Noeja i qëndruan besnikë Jehovait.—Hebrenjve 11:4, 5, 7.
8. (a) Në ç’mënyrë u bënë demonë disa engjëj? (b) Çfarë bënë demonët që t’i mbijetonin Përmbytjes?
8 Në ditët e Noesë, disa engjëj u rebeluan dhe lanë shtëpinë e tyre qiellore që të jetonin si njerëz në tokë. Po pse? Bibla tregon se donin të kishin gra. (Lexo Zanafillën 6:2.) Por kjo ishte shumë e gabuar për një engjëll. (Juda 6) Njëlloj si ata engjëj të ligj, edhe shumica e njerëzve u shthurën e u bënë të dhunshëm. Si pasojë, Jehovai i zhduku të ligjtë me anë të një përmbytjeje globale, por shërbëtorët e tij besnikë i shpëtoi. (Zanafilla 7:17, 23) Që t’i mbijetonin Përmbytjes, engjëjt e ligj u rikthyen në qiell. Bibla i quan këta engjëj të ligj demonë. Ata zgjodhën të merrnin anën e Satanait, dhe kështu Djalli u bë sundimtari i tyre.—Mateu 9:34.
9. (a) Çfarë ndodhi me demonët kur u rikthyen në qiell? (b) Çfarë do të shohim në vijim?
9 Ngaqë ishin rebelë, Jehovai nuk i pranoi më demonët në familjen e tij. (2 Pjetrit 2:4) Ndonëse demonët nuk mund të shndërrohen më në njerëz, ata vazhdojnë ‘të mashtrojnë gjithë tokën e banuar’. (Zbulesa 12:9; 1 Gjonit 5:19) Le të shohim si arrijnë të mashtrojnë kaq shumë njerëz.—Lexo 2 Korintasve 2:11.
SI I MASHTROJNË DEMONËT NJERËZIT?
10. Si i mashtrojnë demonët njerëzit?
10 Demonët i mashtrojnë njerëzit me lloj-lloj marifetesh. Kur njerëzit përpiqen të lidhen me të mbinatyrshmen, në të vërtetë po komunikojnë me demonët. Këtë mund ta bëjnë drejtpërdrejt a nëpërmjet një ndërmjetësi, siç mund të jetë një mjek magjistar apo dikush Galatasve 5:19-21) Pse? Ashtu si gjahtarët përdorin gracka për të zënë kafshët, demonët përdorin marifete për të zënë në kurth njerëzit dhe për t’i kontrolluar ata.—Shiko pikën 26 të Shtojcës.
me aftësi paranormale. Komunikimi me demonët quhet demonizëm ose spiritizëm. Bibla na urdhëron të rrimë larg çdo gjëje që ka lidhje me demonët. (11. Çfarë është falli dhe pse duhet ta shmangim?
11 Një nga marifetet e tyre është falli, pra përdorimi i fuqive të mbinatyrshme në përpjekje për të zbuluar të ardhmen ose të panjohurën. Për ta bërë këtë, disa shohin yjet, kërkojnë ogure, lexojnë letrat tarot, shikojnë sferën e kristaltë ose lexojnë dorën. Shumë njerëz i shohin këto praktika si të padëmshme, por në të vërtetë ato janë tepër të rrezikshme. Për shembull, Bibla mëson se pas parashikuesve të fatit fshihen demonët. Te Veprat 16:16-18, lexojmë për një demon falli që ndihmonte një vajzë ‘të parashikonte fatin’. Kur apostulli Pavël e dëboi demonin prej saj, vajza e humbi aftësinë për të parashikuar të ardhmen.
12. (a) Pse është e rrezikshme të përpiqesh të komunikosh me të vdekurit? (b) Pse shërbëtorët e Perëndisë nuk përfshihen asnjëherë në disa zakone që lidhen me të vdekurit?
12 Demonët përpiqen të na mashtrojnë edhe duke na bërë të besojmë se mund të flasim me të vdekurit. Ata përpiqen të na bindin se të vdekurit jetojnë diku tjetër e mund të komunikojnë me ne, të na ndihmojnë ose të na bëjnë keq. Për shembull, një njeri të cilit i ka vdekur një mik ose një i afërm, mund të shkojë te dikush që pretendon se flet me të vdekurit, ndoshta te një medium. Mediumi mund t’i tregojë 1 Samuelit 28:3-19) Te besimi se të vdekurit jetojnë diku tjetër bazohen edhe shumë zakone funerali. Në këto zakone mund të përfshihen disa rite mortore, përvjetorët e vdekjes, bërja e flijimeve për të vdekurit ose përgjimi i të vdekurit. Ngaqë shërbëtorët e Jehovait nuk pranojnë të përfshihen në këto zakone, familjarët ose banorët e fshatit ku jetojnë, mund t’i kritikojnë, t’i fyejnë ose të ndërpresin lidhjet me ta. Por të krishterët e vërtetë e dinë se të vdekurit nuk jetojnë diku tjetër. Është e pamundur të komunikosh me ta, dhe ata nuk na bëjnë dot keq. (Psalmi 115:17) Bëj shumë kujdes. Kurrë mos u përpiq të komunikosh me të vdekurit ose me demonët dhe mos u përfshi në zakone që lidhen me demonizmin.—Lexo Ligjin e përtërirë 18:10, 11; Isaia 8:19.
diçka interesante për mikun a të afërmin e vdekur, dhe madje mund të imitojë zërin e të vdekurit. (13. Çfarë kanë arritur të bëjnë shumë njerëz që më parë jetonin nën frikën e demonëve?
13 Demonët jo vetëm që i mashtrojnë njerëzit, por edhe i frikësojnë. Satanai dhe demonët e dinë se u ka mbetur «një periudhë e shkurtër kohe» para se Perëndia t’i zhdukë nga toka, ndaj janë më të dhunshëm e më agresivë se kurrë. (Zbulesa 12:12, 17) Sidoqoftë, mijëra njerëz që dikur jetonin nën frikën e demonëve, kanë arritur të çlirohen nga kjo frikë. Si e kanë bërë këtë?
REZISTOJU DEMONËVE DHE ÇLIROHU PREJ TYRE
14. Njëlloj si të krishterët e shekullit të parë, si mund të çlirohemi nga demonët?
14 Bibla tregon si t’u rezistojmë demonëve dhe si të çlirohemi prej tyre. Për shembull, para se të mësonin të vërtetën, disa në qytetin e Efesit komunikonin me Veprat 19:19) Ngaqë donin të bëheshin të krishterë, shkatërruan çdo libër që lidhej me magjinë. Po njësoj duhet të veprojmë edhe sot. Kush dëshiron t’i shërbejë Jehovait, duhet të zhdukë gjithçka që ka lidhje me demonët. Këtu përfshihen libra, revista, filma, muzikë, lojëra e madje postera që i paraqesin fenomenet paranormale, magjinë dhe demonët si të padëmshëm ose tërheqës. Përfshihen edhe gjëra që njerëzit i mbajnë me vete për t’u mbrojtur nga e keqja.—1 Korintasve 10:21.
demonët. Si u çliruan prej tyre? Bibla thotë: «Mjaft nga ata që ishin marrë me magji, i grumbulluan librat dhe i dogjën para të gjithëve.» (15. Çfarë tjetër duhet të bëjmë që t’u rezistojmë Satanait dhe demonëve?
15 Disa vite pasi të krishterët në Efes i shkatërruan librat që lidheshin me magjinë, apostulli Pavël u shkroi atyre se ishin ende në «betejë» dhe duhej të luftonin «me forcat e liga qiellore». (Efesianëve 6:12) Pra, ndonëse i kishin djegur librat, demonët akoma orvateshin t’u bënin keq. Çfarë tjetër duhej të bënin të krishterët? Pavli u tha: «Merrni mburojën e madhe të besimit, me të cilën do të jeni në gjendje të shuani [ose të ndaloni] të gjitha shigjetat e zjarrta të të Ligut.» (Efesianëve 6:16) Besimi mund të na mbrojë, ashtu si mburoja mbron një ushtar në betejë. Nëse jemi plotësisht të bindur se Jehovai mund të na mbrojë, do të jemi në gjendje t’u rezistojmë Satanait dhe demonëve.—Mateu 17:20.
16. Si mund ta forcojmë besimin te Jehovai?
16 Si mund ta forcojmë besimin te Jehovai? Duhet të lexojmë përditë Biblën dhe të mësojmë të mbështetemi 1 Gjonit 5:5.
te Jehovai për mbrojtje. Nëse kemi besim të patundur te Jehovai, Satanai dhe demonët s’kanë çfarë të na bëjnë.—17. Çfarë tjetër do të na mbrojë nga demonët?
17 Çfarë tjetër duhej të bënin të krishterët në Efes? Në këtë qytet ishte shumë i përhapur demonizmi. Ndaj Pavli u tha: «Vazhdoni të luteni në çdo rast.» (Efesianëve 6:18) Pra, ata duhej t’i luteshin pareshtur Jehovait për mbrojtje. Ç’të themi për ne? Edhe sot demonizmi është shumë i përhapur. Prandaj duhet t’i lutemi Jehovait për mbrojtje, si dhe të përdorim emrin e tij kur lutemi. (Lexo Proverbat 18:10.) Nëse i kërkojmë me ngulm Jehovait që të na çlirojë nga Satanai, Jehovai do t’u përgjigjet lutjeve tona.—Psalmi 145:19; Mateu 6:13.
18, 19. (a) Si mund ta fitojmë luftën kundër Satanait dhe demonëve? (b) Çfarë do të shqyrtojmë në kapitullin tjetër?
18 Nëse zhdukim çdo gjë që ka lidhje me demonizmin dhe mbështetemi te Jehovai për mbrojtje, mund t’u rezistojmë Satanait dhe demonëve. Nuk ka pse t’ua kemi frikën. (Lexo Jakovin 4:7, 8.) Jehovai është ku e ku më i fuqishëm se demonët. Ai i ndëshkoi në ditët e Noesë, dhe do t’i zhdukë njëherë e mirë në të ardhmen. (Juda 6) Mos harro, në këtë luftë nuk jemi vetëm. Jehovai na mbron me anë të engjëjve. (2 Mbretërve 6:15-17) Të jemi të sigurt se me ndihmën e Jehovait mund ta fitojmë luftën kundër Satanait dhe demonëve.—1 Pjetrit 5:6, 7; 2 Pjetrit 2:9.
19 Por, meqë Satanai dhe demonët kanë shkaktuar kaq shumë vuajtje, pse Perëndia nuk i ka shkatërruar ende? Këtë përgjigje do ta shqyrtojmë në kapitullin tjetër.