KAPITULLI 11
Pse ka kaq shumë vuajtje?
1, 2. Cilën pyetje bëjnë shumë njerëz?
TSUNAMI shkatërron një fshat. Një njeri i armatosur hap zjarr në kishë, duke vrarë e plagosur shumë njerëz. Kanceri i merr jetën një nëne, duke lënë jetimë pesë fëmijë.
2 Kur ndodhin katastrofa dhe tragjedi të tilla, shumë pyesin: «Pse?» Mjaft veta duan të dinë pse bota është plot me urrejtje dhe vuajtje. Po ti, a e ke bërë ndonjëherë këtë pyetje?
3, 4. (a) Cilat pyetje bëri Habakuku? (b) Si iu përgjigj Jehovai?
3 Në Bibël lexojmë se edhe burra me besim të fortë te Perëndia kanë bërë pyetje të ngjashme. Për shembull, profeti Habakuk e pyeti Jehovain: «Pse më bën të shoh të keqen? Pse e toleron shtypjen? Pse para meje ka rrënim e dhunë? Pse janë shtuar sherret e konfliktet?»—Habakuku 1:3.
4 Përgjigjen e Jehovait e gjejmë te Habakuku 2:2, 3. Perëndia i premtoi që do ta rregullonte situatën. Jehovai ka dashuri të thellë për njerëzit. Bibla thotë: «Ai merakoset për ju.» (1 Pjetrit 5:7) Në fakt, Perëndia ndihet shumë herë më keq sesa njerëzit kur sheh vuajtjet. (Isaia 55:8, 9) Po atëherë, pse ka kaq shumë vuajtje në botë? Le të shohim përgjigjen.
PSE KA KAQ SHUMË VUAJTJE?
5. Çfarë thonë shumë mësues fetarë për vuajtjet? Çfarë mëson Bibla?
5 Pastorët, priftërinjtë dhe mësuesit fetarë shpesh Jobi 34:10.
thonë se është vullneti i Perëndisë që njerëzit të vuajnë. Disa thonë se të gjitha gjërat që i ndodhin dikujt, madje edhe tragjeditë, i ka shkruar Perëndia, ndaj s’mund ta kuptojmë kurrë pse ndodhin. Të tjerë thonë se njerëzit, madje edhe fëmijët e vegjël, vdesin ngaqë Perëndia do që t’i marrë në qiell. Por kjo nuk është e vërtetë. Jehovai nuk është kurrë shkaktari i gjërave të këqija. Bibla thotë: «Është e pamendueshme që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi, që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!»—6. Pse shumë njerëz fajësojnë Perëndinë për vuajtjet?
6 Shumë fajësojnë Perëndinë për të gjitha vuajtjet, sepse mendojnë që botën e sundon ai. Por, siç e mësuam në kapitullin 3, në të vërtetë sundimtari i botës është Satana Djalli.
7, 8. Pse në botë ka kaq shumë vuajtje?
7 Bibla thotë se «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut». (1 Gjonit 5:19) Sundimtari i kësaj bote, Satanai, është i pamëshirshëm dhe mizor. Ai po «mashtron gjithë tokën e banuar». (Zbulesa 12:9) Prandaj, shumë njerëz janë si ai. Ja një arsye pse bota është plot me gënjeshtra, urrejtje dhe mizori.
8 Por ka edhe arsye të tjera pse vuajmë. Adami dhe Eva u rebeluan, e si pasojë u trashëguan fëmijëve të tyre mëkatin, pra prirjen për të bërë gjëra të gabuara. Për shkak të kësaj prirjeje, njerëzit u shkaktojnë vuajtje të tjerëve. Shpesh, ngaqë duan të jenë më të rëndësishëm se të tjerët, zihen, shkojnë në luftë dhe keqtrajtojnë më të dobëtit. (Eklisiastiu 4:1; 8:9) Por njerëzit vuajnë edhe për shkak të ‘kohëve të vështira dhe ngjarjeve të papritura’. (Eklisiastiu 9:11) Kur gjenden në vendin dhe në kohën e gabuar, mund t’u ndodhin aksidente dhe gjëra të tjera të këqija.
9. Pse jemi të sigurt se Jehovai ka një arsye të fortë pse i lejon vuajtjet?
9 Jehovai nuk shkakton kurrë vuajtje. Nuk është faji i tij për luftërat, krimet e mizoritë, dhe as për katastrofat, si tërmetet, uraganet dhe përmbytjet. Por ndoshta pyet veten: «Meqë Jehovai është personi më i fuqishëm në univers, pse nuk i ndalon këto gjëra të tmerrshme?» Jemi të sigurt që Perëndia interesohet thellësisht për ne, prandaj duhet të ketë arsye shumë të fortë pse i lejon vuajtjet.—1 Gjonit 4:8.
PSE I LEJON PERËNDIA VUAJTJET?
10. Cilën akuzë ngriti Satanai kundër Jehovait?
10 Në kopshtin e Edenit, Djalli mashtroi Adamin dhe Evën. Ai e akuzoi Perëndinë se ishte Sovran i keq dhe se po u mohonte diçka të mirë Adamit dhe Evës. Satanai donte t’i bindte se nuk kishin nevojë për Perëndinë dhe se do të ishte më mirë t’i drejtonte ai e jo Jehovai.—Zanafilla 3:2-5; shiko pikën 27 të Shtojcës.
11. Cilës pyetje duhet t’i japim përgjigje?
11 Adami dhe Eva nuk iu bindën Jehovait dhe u rebeluan. Menduan se kishin të drejtë të vendosnin vetë çfarë ishte e drejtë dhe e gabuar. Si mund të provonte Jehovai se rebelët e kishin gabim dhe se vetëm ai e di ç’është më e mira për ne?
12, 13. (a) Pse Jehovai nuk i shkatërroi menjëherë Adamin dhe Evën? (b) Pse Jehovai lejoi që Satanai të ishte sundimtari i kësaj bote dhe që njerëzit të vetëqeveriseshin?
12 Jehovai nuk i shkatërroi menjëherë Adamin dhe Zanafilla 1:28; Isaia 55:10, 11.
Evën, por i la të kishin fëmijë. Fëmijëve të tyre, Jehovai u dha mundësi të zgjidhnin se nga kush donin të qeveriseshin. Qëllimi i Jehovait ishte ta mbushte tokën me njerëz të përsosur, dhe ky qëllim do të përmbushej pavarësisht nga përpjekjet e Djallit për ta penguar.—13 Satanai e sfidoi Jehovain para miliona engjëjve. (Jobi 38:7; Danieli 7:10) Prandaj Jehovai i dha kohë të provonte nëse akuza e tij ishte e vërtetë. Ai u dha kohë edhe njerëzve që të krijonin qeveritë e tyre nën drejtimin e Satanait. Kjo do të tregonte nëse mund të ishin të suksesshëm pa ndihmën e Perëndisë.
14. Çfarë ka treguar koha?
14 Për mijëra vjet, njerëzit janë përpjekur të vetëqeverisen, por kanë dështuar. Koha ka treguar se Satanai është gënjeshtar. Njerëzit kanë nevojë për ndihmën e Perëndisë. Profeti Jeremia kishte të drejtë kur tha: «Unë e di mirë, o Jehova, se njeriut nuk i takon të vendosë për udhën e vet. Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.»—Jeremia 10:23.
PSE JEHOVAI KA PRITUR KAQ GJATË?
15, 16. (a) Pse Jehovai ka lejuar që vuajtjet të vazhdojnë kaq gjatë? (b) Pse Jehovai nuk i ka zgjidhur problemet që ka shkaktuar Satanai?
15 Pse Jehovai ka lejuar që vuajtjet të vazhdojnë kaq gjatë? Pse nuk i ndalon gjërat e këqija? Është dashur kohë që të provohet se sundimi i Satanait është i dështuar. Njerëzit kanë provuar çdo formë qeverisjeje, por pa sukses. Megjithëse kanë bërë përparime në shkencë dhe teknologji, padrejtësitë, varfëria,
krimet dhe luftërat janë shtuar më shumë se kurrë më parë. Nuk jemi të aftë të vetëqeverisemi. Ne kemi nevojë për qeverisjen e Perëndisë.16 Nga ana tjetër, Jehovai nuk i ka zgjidhur problemet që ka shkaktuar Satanai. Po t’i zgjidhte, kjo do të nënkuptonte se po e mbështet sundimin e Satanait, gjë që Perëndia s’do ta bënte kurrë. Veç kësaj, njerëzit do të besonin se mund të vetëqeveriseshin me sukses. Por kjo është gënjeshtër, ndaj Jehovai nuk do ta mbështeste. Ai nuk gënjen kurrë.—Hebrenjve 6:18.
17, 18. Çfarë do të bëjë Jehovai për t’i ndrequr të gjitha dëmet që ka shkaktuar Satanai?
17 A mund t’i ndreqë Jehovai dëmet që ka shkaktuar rebelimi i Satanait dhe i njerëzve? Po. Për Perëndinë gjithçka është e mundur. Jehovai e di se kur do të marrin plotësisht përgjigje të gjitha akuzat që ka bërë Satanai. Më pas do ta kthejë tokën në parajsë, siç e kishte planifikuar në fillim. Veç kësaj, të gjithë ata që janë në «varre» do të ringjallen. (Gjoni 5:28, 29) Njerëzit nuk do të sëmuren dhe nuk do të vdesin më kurrë. Jezui do t’i ndreqë të gjitha dëmet e shkaktuara nga Satanai. Me anë të tij, Jehovai ‘do t’i zhbëjë veprat e Djallit’. (1 Gjonit 3:8) Jemi mirënjohës që gjatë kësaj kohe Jehovai ka treguar durim me ne. Kështu na ka dhënë mundësinë që ta njohim dhe ta zgjedhim si Sovranin tonë. (Lexo 2 Pjetrit 3:9, 10.) Për më tepër, ai na ndihmon t’i përballojmë vuajtjet.—Gjoni 4:23; lexo 1 Korintasve 10:13.
18 Jehovai nuk na detyron ta zgjedhim si Sovran.
Ai na ka dhënë dhuratën e vullnetit të lirë. Le të shohim çfarë do të thotë për ne kjo dhuratë e çmuar.SI DO TA PËRDORËSH DHURATËN E VULLNETIT TË LIRË?
19. Cilën dhuratë të mrekullueshme na ka bërë Jehovai? Pse duhet të jemi mirënjohës për këtë dhuratë?
19 Vullneti i lirë është një dhuratë e mrekullueshme nga Jehovai. Na bën të jemi shumë ndryshe nga kafshët. Ato udhëhiqen kryesisht nga instinktet, ndërsa ne mund të zgjedhim vetë se çfarë jete të bëjmë dhe nëse duam t’i shërbejmë Jehovait apo jo. (Proverbat 30:24) Ndryshojmë edhe nga makineritë, që bëjnë vetëm punën për të cilën janë projektuar. Kemi lirinë të zgjedhim se çfarë personash të jemi, cilët të kemi miq dhe çfarë të bëjmë me jetën tonë. Pra, Jehovai do që ta gëzojmë jetën.
20, 21. Cili është vendimi më i mirë që mund të marrësh tani?
20 Jehovai dëshiron që ne ta duam. (Mateu 22:37, 38) Ai është si një baba që kënaqet kur fëmija i thotë se e do, dhe këtë ia thotë nga zemra e jo ngaqë ndihet i detyruar. Jehovai na ka dhënë lirinë të zgjedhim nëse do t’i shërbejmë apo jo. Satanai, Adami dhe Eva zgjodhën të mos i binden Jehovait. Po ti, si do ta përdorësh dhuratën e vullnetit të lirë?
21 Përdore vullnetin e lirë për t’i shërbyer Jehovait. Miliona njerëz kanë vendosur t’i pëlqejnë Perëndisë e të hedhin poshtë Satanain. (Proverbat 27:11) Por, çfarë duhet të bësh tani që të jesh në botën e re të Perëndisë, kur ai t’i zhdukë vuajtjet? Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta shohim në kapitullin vijues.