Cili është qëllimi i Perëndisë për ne?
NË GAZETA, televizor, radio dhe Internet sheh dhe dëgjon mjaft lajme për krime, luftë dhe terrorizëm. Mbase edhe ti vetë po vuan nga ndonjë sëmundje ose nga vdekja e një njeriu të dashur.
Ndoshta pyet veten:
-
Këtë dëshiron Zoti për mua dhe për familjen time?
-
Ku të gjej ndihmë për të përballuar problemet?
-
A do të ketë ndonjëherë paqe të vërtetë?
Bibla u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve.
BIBLA MËSON SE PERËNDIA DO TË BËJË NDRYSHIME TË JASHTËZAKONSHME NË TOKË
-
Nuk do të ketë më dhembje, plakje e vdekje.—Zbulesa 21:4
-
«I çali do të kërcejë si një dre.»—Isaia 35:6
-
«Do të hapen sytë e të verbërve.»—Isaia 35:5
- Të vdekurit do të kthehen në jetë.—
-
Askush nuk do të sëmuret.—Isaia 33:24
-
Do të ketë ushqim me bollëk për të gjithë.—Psalmi 72:16
NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSON BIBLA
Është kollaj të arrish në përfundimin se gjërat që lexove në faqet e para të këtij libri, janë thjesht një ëndërr. Ama, Perëndia ka premtuar se do t’i bëjë këto ndryshime në tokë shumë shpejt, dhe Bibla shpjegon si do t’i realizojë ato.
Por Bibla s’mjaftohet me kaq. Tregon edhe çfarë duhet të dimë që të jemi vërtet të lumtur dhe ta gëzojmë jetën që tani. Mendo pak për gjërat që të shqetësojnë: mbase problemet ekonomike, familjare a shëndetësore ose vdekja e një njeriu të dashur. Bibla të ndihmon t’i përballosh këto probleme dhe të ngushëllon me përgjigjet që u jep pyetjeve të tilla, si:
-
Pse jemi të sigurt që Perëndia do t’i mbajë të gjitha premtimet?
Përderisa po e lexon këtë libër, ke dëshirë të dish ç’mëson Bibla, dhe ky libër do të të ndihmojë. Për çdo paragraf ka pyetje që të arrish ta kuptosh më mirë Biblën. Miliona veta kanë nxjerrë dobi duke folur për Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Shpresojmë të nxjerrësh dobi edhe ti. Urojmë që Perëndia të të bekojë ndërsa zbulon çfarë mëson Bibla!