PJESA I
Që nga krijimi deri te Përmbytja
Nga kanë ardhur qiejt dhe toka? Si u bënë dielli, hëna, yjet, si edhe shumë gjëra të tjera në tokë? Bibla jep përgjigjen e saktë, kur thotë se ato i krijoi Perëndia. Kështu, libri ynë fillon me tregimet biblike për krijimin.
Do të mësojmë se krijesat e para të Perëndisë ishin persona frymorë pak a shumë si ai vetë. Ata ishin engjëj. Kurse toka u krijua për njerëzit si ne. Kështu, Perëndia bëri burrin dhe gruan e parë, Adamin dhe Evën, e i vendosi në një kopsht të bukur. Por ata nuk iu bindën Perëndisë, prandaj e humbën të drejtën që të vazhdonin të jetonin.
Gjithsej, që nga krijimi i Adamit deri te Përmbytja e madhe, ishin 1.656 vjet. Gjatë kësaj kohe jetuan shumë persona të këqij. Në qiell ishin personat frymorë të padukshëm, Satanai dhe engjëjt e tij të këqij. Në tokë ishin Kaini dhe shumë njerëz të tjerë të këqij, duke përfshirë disa burra me një fuqi shumë madhe. Por, në tokë kishte edhe njerëz të mirë si Abeli, Enoku dhe Noeja. Në PJESËN I do të mësojmë për këta njerëz dhe për këto ngjarje.
NË KËTË PJESË
TREGIMI 1
Perëndia fillon të krijojë
Tregimi për zanafillën e krijimit është tërheqës dhe i kuptueshëm edhe për fëmijët e vegjël.
TREGIMI 2
Një kopsht i bukur
Sipas Zanafillës, Zoti e bëri kopshtin e Edenit një vend shumë të veçantë. Ai dëshiron që e gjithë toka të jetë tamam si ai kopsht i bukur.
TREGIMI 3
Burri dhe gruaja e parë
Zoti krijoi Adamin dhe Evën e i vuri në kopshtin e Edenit. Ata ishin çifti i parë i martuar.
TREGIMI 4
Pse e humbën shtëpinë e tyre
Libri biblik i Zanafillës na tregon si e humbën njerëzit parajsën fillestare.
TREGIMI 5
Fillon një jetë e vështirë
Jashtë kopshtit të Edenit, Adami dhe Eva kishin shumë probleme. Sikur t’i ishin bindur Jehovait, ata bashkë me fëmijët e tyre, do të kishin pasur një jetë të lumtur.
TREGIMI 6
Një bir i mirë dhe një i keq
Tregimi te Zanafilla për Kainin dhe Abelin, na mëson për llojin e personit që duhet të jemi si dhe çfarë duhet të ndryshojmë në qëndrimin tonë para se të jetë tepër vonë.
TREGIMI 7
Një burrë trim
Shembulli i Enokut tregon se mund të veprosh mirë edhe nëse gjithë të tjerët veprojnë keq.
TREGIMI 8
Gjigantë në tokë
Zanafilla 6 flet për gjigantë që u bënin keq njerëzve. Këta gjigantë, të quajtur nefilimë, ishin fëmijë të engjëjve që lanë qiellin dhe jetuan si njerëz në tokë.
TREGIMI 9
Noeja ndërton një arkë
Noeja dhe familja e tij i mbijetuan Përmbytjes sepse iu bindën Zotit edhe pse të tjerët nuk donin të dëgjonin.
TREGIMI 10
Përmbytja e madhe
Njerëzit u tallën me mesazhin e Noesë, por nuk e bënë më kur ujërat e përmbytjes ranë nga qielli. Mëso se si arka e Noesë shpëtoi atë, familjen e tij dhe shumë kafshë.