PJESA III
Që nga çlirimi prej Egjiptit deri te mbreti i parë i Izraelit
Moisiu i udhëhoqi izraelitët që kur u çliruan nga robëria në Egjipt deri në malin Sinai, ku Perëndia u dha ligjet e tij. Pastaj Moisiu dërgoi 12 burra për të vëzhguar tokën e Kanaanit. Por 10 prej tyre, kur u kthyen, dhanë një raport të keq. Ata e bënë popullin të donte të kthehej prapë në Egjipt. Ngaqë s’kishin besim, Perëndia i ndëshkoi izraelitët, duke i bërë të endeshin 40 vjet në shkretëtirë.
Pastaj u zgjodh Josiu që t’i udhëhiqte izraelitët për në vendin e Kanaanit. Për t’i ndihmuar të pushtonin tokën, Jehovai bëri disa mrekulli. Ai ndaloi rrjedhjen e lumit Jordan, rrëzoi muret e Jerikosë dhe e bëri diellin që të qëndronte pa lëvizur një ditë të tërë. Pas gjashtë vjetësh ua morën tokën kananitëve.
Për 356 vjet, duke filluar nga Josiu, Izraeli u qeveris nga gjykatësit. Do të mësojmë për shumë prej tyre, duke përfshirë Barakun, Gideonin, Jefteun, Samsonin dhe Samuelin. Do të lexojmë edhe për gra si Rahaba, Debora, Jaela, Rutha, Naomi dhe Delila. Gjithsej, PJESA III përfshin 396 vjet të historisë.
NË KËTË PJESË
TREGIMI 36
Viçi i artë
Pse njerëzit do të donin të adhuronin një statujë të bërë nga vathë të shkrirë?
TREGIMI 38
Dymbëdhjetë zbuluesit
Dhjetë prej zbuluesve thonë një gjë, por dy të tjerë thonë diçka tjetër. Kë besojnë izraelitët?
TREGIMI 39
Shkopi i Aaronit çel lule
Si ka mundësi që nga një shkop pa jetë të çelin lule dhe fruta të pjekura brenda një nate?
TERGIMI 48
Gibeonitët e mençur
Ata i mashtrojnë Josiun dhe izraelitët që t’u bëjnë një premtim, megjithatë izraelitët e mbajnë premtimin.
TREGIMI 50
Dy gra trime
Baraku udhëheq ushtrinë e izraelit në luftë. Po pse atëherë Jaela e merr lavdinë?
TREGIMI 51
Rutha dhe Naomi
Rutha e lë shtëpinë e saj për të qëndruar me Naomin dhe për t’i shërbyer Jehovait.
TREGIMI 52
Gideoni dhe 300 burrat
Zoti i zgjedh pjesëtarët e kësaj ushtrie të vogël me anë të një prove të veçantë.
TREGIMI 53
Premtimi i Jefteut
Premtimi që Jefteu i bëri Jehovait nuk ndikoi vetëm tek ai por edhe tek vajza e tij.
TREGIMI 55
Një djalë i vogël i shërben Perëndisë
Zoti i thotë Samuelit t’i përcjellë kryepriftit Eli një mesazh therës.