Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TREGIMI 71

Perëndia premton një parajsë

Perëndia premton një parajsë

KJO është piktura e një parajse si ajo që Perëndia mund t’i ketë treguar profetit të tij, Isaisë. Isaia jetoi pak kohë pas Jonait.

Parajsë do të thotë «kopsht» ose «park». A të sjell në mendje kjo, ndonjë gjë që e kemi parë tashmë në këtë libër? Ngjan shumë me kopshtin e bukur që bëri Perëndia Jehova për Adamin dhe Evën, apo jo? Por, a do të jetë ndonjëherë e gjithë toka parajsë?

Jehovai i tha profetit Isaia që të shkruante për parajsën e re që do të vinte për popullin e Perëndisë. Ai tha: ‘Ujqit dhe delet do të jetojnë së bashku në paqe. Viçat dhe luanët e vegjël do të kullosin së bashku dhe fëmijët e vegjël do të kujdesen për ta. Madje, një fëmijë nuk do të dëmtohet edhe po të luajë afër një gjarpri helmues.’

‘Kjo s’mund të ndodhë kurrë,—thonë shumë veta.—Në tokë ka pasur gjithnjë probleme dhe gjithnjë do të ketë.’ Por, mendo pak: çfarë shtëpie i dha Perëndia Adamit dhe Evës?

Perëndia e vendosi Adamin dhe Evën në një parajsë. Vetëm sepse nuk iu bindën Perëndisë, ata e humbën shtëpinë e tyre të bukur, u plakën dhe vdiqën. Perëndia premton se do t’u japë njerëzve që e duan, pikërisht ato gjëra që humbën Adami dhe Eva.

Në parajsën e re që do të vijë, asgjë nuk do të shkaktojë dëm ose shkatërrim. Atje do të ketë paqe të përsosur. Të gjithë njerëzit do të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Do të jetë pikërisht ashtu siç dëshironte Perëndia në fillim. Por, se si do ta bëjë Perëndia këtë, do ta mësojmë më vonë.