TREGIMI 75
Katër djem në Babiloni
MBRETI Nabukodonosor merr me vete në Babiloni gjithë izraelitët më të shkolluar. Pastaj, mbreti zgjedh midis tyre djemtë më të bukur e më të zgjuar. Katër prej tyre janë këta djem që shikon këtu. Njëri është Danieli, kurse tre të tjerëve, babilonasit ua vënë emrin Shadrak, Meshak dhe Abednego.
Nabukodonosori ka ndër mend t’i stërvitë këta djem për të shërbyer në pallatin e tij. Pas tri vjet stërvitjeje, ai do të zgjedhë djemtë më të zgjuar që ta ndihmojnë të zgjidhë problemet. Mbreti do që, ndërsa stërviten, djemtë të jenë të fortë dhe të shëndetshëm. Prandaj, u jep urdhër shërbëtorëve të tij që atyre t’u jepet i njëjti ushqim i pasur dhe e njëjta verë që përdor ai dhe familja e tij.
Shiko Danielin e ri. A e di se çfarë po i thotë Ashpenazit, që është kreu i shërbëtorëve të Nabukodonosorit? Danieli po i thotë se nuk dëshiron t’i hajë ushqimet e pasura, nga tryeza e mbretit. Por Ashpenazi është në merak. ‘E ka vendosur mbreti se çfarë do të hani e çfarë do të pini,
Prandaj, Danieli shkon te roja që Ashpenazi ka ngarkuar të kujdeset për të e për tre shokët e tij. ‘Të lutem, na vër në provë për 10 ditë,
Roja pranon ta bëjë këtë. Kur kalojnë 10 ditët, Danieli dhe shokët e tij duken më të shëndetshëm se të gjithë djemtë e tjerë. Prandaj, roja i lë që të vazhdojnë të hanë perime në vend të gjërave që u kishte siguruar mbreti.
Në fund të tre vjetëve, të gjithë djemtë i çojnë para Nabukodonosorit. Pasi bisedon me të gjithë, mbreti sheh se Danieli dhe tre shokët e tij janë më të zgjuarit. Prandaj, i mban që ta ndihmojnë në pallat. Sa herë që mbreti i bën pyetje Danielit, Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos ose u jep probleme të vështira për të zgjidhur, ata dinë 10 herë më shumë se cilido prej priftërinjve ose njerëzve të tij të mençur.