PJESA VI
Që nga lindja e Jezuit deri te vdekja e tij
Engjëlli Gabriel u dërgua te një vajzë shumë e mirë, me emrin Maria. Ai i tha se ajo do të kishte një fëmijë që do të sundonte si mbret përgjithmonë. Fëmija, Jezui, lindi në një stallë, ku e vizituan disa barinj. Më vonë, një yll i udhëhoqi disa burra që nga Lindja deri te fëmija i vogël. Do të mësojmë kush i bëri të shihnin atë yll dhe si shpëtoi Jezui nga përpjekjet për ta vrarë.
Pastaj shohim Jezuin, kur ishte 12 vjeç, që po bisedon me mësuesit në tempull. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, Jezui u pagëzua dhe filloi të predikonte e t’u mësonte të tjerëve për Mbretërinë, se për këtë vepër e kishte dërguar në tokë Perëndia. Për ta ndihmuar në këtë punë, Jezui zgjodhi 12 burra dhe i bëri apostujt e tij.
Jezui bëri edhe shumë mrekulli. Ai ushqeu mijëra njerëz vetëm me disa peshq të vegjël dhe pak bukë. Shëroi të sëmurët dhe ngriti edhe të vdekurit. Në fund, mësojmë shumë gjëra që i ndodhën Jezuit gjatë ditës së fundit të jetës së tij dhe si e vranë. Jezui predikoi rreth 3 vjet e gjysmë, kështu që PJESA VI përfshin një periudhë pak më shumë se 34 vjet.
NË KËTË PJESË
TREGIMI 84
Një engjëll viziton Marinë
Ai sjell një mesazh nga Zoti: Maria do të bëhet me fëmijë, i cili do të jetë mbret përgjithmonë.
TREGIMI 85
Jezui lind në një stallë
Si ka mundësi që një mbret i ardhshëm të lindë në një vend ku ushqehen kafshë?
TREGIMI 86
Burra të udhëhequr nga një yll
Kush i çoi magjistarët te Jezui? Përgjigja mund t’ju habitë.
TREGIMI 87
Jezui i vogël në tempull
Ai ka diçka që i mahnit edhe burrat e moshuar që mësojnë në tempull.
TREGIMI 88
Gjoni pagëzon Jezuin
Gjoni ka pagëzonte mëkatarët, por Jezui nuk mëkatonte asnjëherë. Pse atëherë Gjoni e pagëzoi?
TREGIMI 91
Jezui mëson njerëzit në një mal
Mëso mençuri që nuk njeh kohë nga Predikimi i tij në Mal.
TREGIMI 92
Jezui ringjall të vdekurit
Jezui thotë dy fjalë të thjeshta dhe me fuqinë e Zotit ringjall vajzën e Jairit.
TREGIMI 94
Ai i do fëmijët e vegjël
Jezui u tregon apostujve se kanë shumë për të mësuar nga fëmijët e vegjël e jo vetëm rreth tyre.
TREGIMI 95
Si i mëson Jezui njerëzit?
Shëmbëlltyra e Jezuit për të afërmin samaritan është një shembull i mënyrës se si i mësonte shpesh njerëzit.
TRAGIMI 97
Jezui vjen si mbret
Një turmë e madhe e mirëpret atë, por jo të gjithë janë të lumtur për këtë.
TREGIMI 98
Në Malin e Ullinjve
Jezui u flet katër prej apostujve të tij për gjërat që po ndodhin sot, në ditët tona.