TREGIMI 92
Jezui ringjall të vdekurit
VAJZA që sheh këtu është 12 vjeçe. Jezui po i mban dorën, kurse nëna e babai i saj po qëndrojnë afër. A e di pse ata janë kaq të lumtur? Le të shohim.
Babai i vajzës është një njeri i rëndësishëm dhe e ka emrin Jair. Një ditë vajza e tij sëmuret dhe duhet të rrijë në krevat. Por nuk përmirësohet. Sa vjen e sëmuret edhe më shumë. Jairi dhe gruaja e tij janë shumë të shqetësuar, sepse duket sikur vajza e tyre do të vdesë. Vetëm këtë vajzë kanë. Prandaj Jairi shkon të kërkojë Jezuin. Ka dëgjuar për mrekullitë që po bën Jezui.
Kur Jairi e gjen Jezuin, ky është i rrethuar nga një turmë e madhe njerëzish. Por Jairi çan përmes turmës dhe i bie ndër këmbë Jezuit. ‘Vajza ime është shumë sëmurë,
Ndërsa ecin, turma shtyhet për t’iu afruar. Papritur Jezui ndalon. ‘Kush më preku?’
Kjo bën që Jairi të ndihet më mirë, sepse e sheh sa të lehtë e ka Jezui të shërojë njerëzit. Por atëherë vjen një lajmëtar. ‘Mos e bezdis më Jezuin,
Kur më në fund arrijnë te shtëpia e Jairit, njerëzit po qajnë nga hidhërimi. Por Jezui u thotë: ‘Mos qani. Fëmija nuk ka vdekur, vetëm po fle.’ Por ata qeshin e tallen me Jezuin, sepse e dinë që ajo ka vdekur.
Atëherë Jezui shkon në dhomën ku gjendet vajza dhe merr me vete nënën e babanë e saj, si edhe tre apostuj. Ai e kap për dore vajzën dhe i thotë: ‘Ngrihu!’ Dhe ajo kthehet në jetë, siç e shikon këtu. Ngrihet dhe ecën! Ja pse nëna dhe babai i saj janë shumë, shumë të lumtur.
Ajo nuk është e para që ka ringjallur Jezui. Bibla na tregon se i pari ishte djali i një vejushe nga qyteti i Nainit. Më vonë Jezui ringjalli Lazarin, vëllanë e Marisë dhe të Martës. Kur të sundojë si mbreti i zgjedhur nga Perëndia, Jezui do të ringjallë shumë e shumë njerëz të vdekur. A nuk na gëzon kjo?