TREGIMI 98
Në Malin e Ullinjve
KY ËSHTË Jezui që po rri në Malin e Ullinjve. Katër burrat që janë me të, janë apostujt e tij. Ata janë Andrea dhe vëllai i tij, Pjetri, si dhe Jakovi dhe vëllai i tij, Gjoni. Ajo ndërtesa që sheh atje tej është tempulli i Perëndisë në Jerusalem.
Kanë kaluar dy ditë që kur Jezui hyri në Jerusalem hipur mbi një gomar të vogël. Është e martë. Herët në mëngjes, Jezui ishte në tempull. Atje priftërinjtë u përpoqën ta kapin Jezuin për ta vrarë. Por kishin frikë ta bënin këtë, sepse njerëzit e duan Jezuin.
‘Ju, gjarpërinj dhe bij gjarpërinjsh!’
Apostujt e pyesin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ata e dinë se Jezui do t’u japë fund të gjitha ligësive në tokë. Por duan të dinë kur do të ndodhë kjo. Kur do të vijë Jezui përsëri për të sunduar si Mbret?
Jezui e di që dishepujt e tij në tokë nuk do të mund ta shohin kur të kthehet përsëri. Kjo sepse ai do të jetë në qiell dhe ata nuk do të mund ta shohin atje. Prandaj, u thotë apostujve të tij disa gjëra që do të ndodhin në tokë kur ai të sundojë si Mbret në qiell. Cilat janë disa prej këtyre gjërave?
Jezui thotë se do të ketë luftëra të mëdha, shumë njerëz do të jenë të sëmurë dhe të uritur, do të ketë krime të këqija dhe tërmete të mëdha. Jezui thotë, gjithashtu, se lajmi i mirë për mbretërinë e Perëndisë do të predikohet kudo në tokë. A i kemi parë ne këto gjëra të ndodhin në kohën tonë? Po! Prandaj mund të jemi të sigurt se tani Jezui po mbretëron në qiell. Së shpejti, ai do t’u japë fund të gjitha ligësive në tokë.