Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA VIII

Gjërat që parathotë Bibla plotësohen

Gjërat që parathotë Bibla plotësohen

Bibla nuk jep vetëm historinë e vërtetë për atë që ka ndodhur në të kaluarën, por thotë edhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Njerëzit nuk mund ta parashikojnë të ardhmen. Ja pse e dimë që Bibla është nga Perëndia. Çfarë thotë Bibla për të ardhmen?

Ajo tregon për një luftë të madhe të Perëndisë. Në këtë luftë, ai do ta pastrojë tokën nga të gjitha ligësitë dhe nga njerëzit e këqij, por do t’i mbrojë ata që i shërbejnë. Mbreti i vendosur nga Perëndia, Jezu Krishti, do të kujdeset që shërbëtorët e Perëndisë të gëzojnë paqe dhe lumturi, të mos sëmuren e të mos vdesin më kurrë.

Mund të jemi të gëzuar që Perëndia do të bëjë një parajsë të re në tokë, si thua? Por nëse duam të jetojmë në këtë parajsë, duhet të bëjmë diçka. Në tregimin e fundit të librit, mësojmë çfarë duhet të bëjmë për të gëzuar gjërat e mrekullueshme që Perëndia do të bëjë për ata që i shërbejnë. Prandaj, lexoje PJESËN VIII dhe do të shikosh çfarë parathotë Bibla për të ardhmen.

 

NË KËTË PJESË

TREGIMI 114

Fundi i të gjitha ligësive

Pse Jehovai dërgon ushtrinë e udhëhequr nga Jezui në luftë në Harmagedon?

TREGIMI 115

Një Parajsë e re në tokë

Njerëzit kanë jetuar njëherë në parajsë në tokë dhe kjo do të ndodhë përsëri.

TREGIMI 116

Si mund të jetojmë përgjithmonë?

A mjafton vetëm të dimë për Perëndinë Jehova dhe Jezu Krishtin? Nëse jo, çfarë tjetër duhet?