Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 67

Çdo ditë të lutem, o Jah!

Çdo ditë të lutem, o Jah!

(1 Selanikasve 5:17)

1. O Jehova, o Dëgjuesi im.

Ty të bëj lutje çdo dit’ me nderim.

Zemrën të hap për çdo gjë si një mik.

Ty të besoj, o Jah, pa pasur frik’.

Çdo dit’ të lutem, o Jah!

2. Falënderoj’ Jah që më ka dhën jet’!

Falje kërkoj, njëlloj siç fal un’ vet’.

Çdo gjë rrëfej, tek ai kam besim.

Ngaqë jam pluhur, nuk më jep dënim.

Çdo dit’ të lutem, o Jah!

3. Lutem kur halle më vijn’ nga çdo an’.

Ati im ësht’ Jah, ndaj më qëndron pran’.

Mbrojtje e ndihm’ tek ai un’ kërkoj.

Me të s’kam frik’, se atij i besoj.

Çdo dit’ të lutem, o Jah!