Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 8

Darka e Zotërisë

Darka e Zotërisë

(Mateu 26:26-30)

1. O At’ Jehova që në qiell je,

kjo nat’ ësht’ plot me shenjtëri.

Ishte katërmbëdhjet’ nisan kur pan’ fuqi,

drejt’si, dashuri, mençuri.

Pasi hëngri qengjin e Pashkës,

lirin’ Izraeli fitoi.

Porsi ky qengj vet’ gjakun e tij Krishti dha,

profecin’ saktësisht plotësoi.

2. O At’ jemi mbledhur së bashku.

Si dele në vath’ po qëndrojm’.

Krishti shfaq dashuri, ndaj të japim lavdi

dhe emrin tënd e shenjtërojm’.

Në mendje fiksojm’ Përkujtimin,

gufon zemra me vlerësim.

Pra, çdo dit’ të vazhdojm’ Krishtin të imitojm’,

jetën do të fitojm’ si bekim.