Kënga 117
Duhet të mësojmë
1. Eja, mëso me gëzim për Jehovain!
«Ujin e jetës të pish», fryma fton.
Jah jep këshilla shum’ të shëndetshme.
Nuk ndien «uri» kur ai të mëson.
2. Le të mos i lëm pas dore mbledhjet tona,
se për atë që ësht’ e drejt’ mësojn’.
Se Jah jep frymën, bashk’ me vëllezër.
Ndaj ecën në drit’ dhe shpejt përparon.
3. Buzët këndojn’ dhe sa shum’ që marrim zemër.
Gjuh’ e mësuar, sa mir’ tingëllon!
Përher’ të jemi në mbledhjet tona,
bashk’ me vëllezërit të rrim’ gjithmon’.
(Shih dhe Hebr. 10:24, 25; Zbul. 22:17.)