Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 76

Jehovai, Perëndia i paqes

Jehovai, Perëndia i paqes

(Filipianëve 4:9)

1. I paqes Perëndi,

ti, o Jah, je dashuri.

Që të rritet fryt i frymës,

na jep paqe, siguri.

Nga ti këshill’ kërkojm’,

dhe fal’ Birit tënd jetojm’.

Dëshirojm’ shum’ paqen tënde,

tejkalon ç’mund të mendojm’.

2. Kot paqe pret kjo bot’,

se ajo mbjell dhembje, lot.

Mes atyre që ke zgjedhur,

porsi ves’ zbret paqe plot.

Kur njohim ç’dëshiron,

plotësojm’ kushtimin ton’,

ndaj për mundin, Jah, bekona!

Më shum’ paqe na dhuron.

3. Vet’ fryma na freskon,

Fjala jote na ndriçon.

Ësht’ si nat’ e errët bota,

por ti na mbron e drejton.

Dhe paqja si ves’ qoft’,

çdo mendim na qetësoft’!

Mbrojtje për fuqit’ mendore

dhe për zemrën ton’ dhuroft’!