Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 23

Jehovai, forca jonë

Jehovai, forca jonë

(Isaia 12:2)

1. O Jehova i madh, je forca jon’,

je Shpëtimtari yn’, ti na gëzon.

Përhapim lajmin tënd, për ty dëshmojm’.

Pranofshin’ apo jo, kurr’ nuk pushojm’.

(REFRENI)

O Shkëmb Jehova, je forc’ ti për ne,

njoftojm’ dit’ e nat’ emrin që ke.

Je plot lavdi, o Jah, e plot fuqi!

Je streha jon’, te ti gjejm’ siguri.

2. Ne që shërbim të bëjm’, në drit’ gëzojm’.

Syçel’ ç’ësht’ e vërtet’, e drejt’ shikojm’.

Në Fjalën tënde, At’, ne gjejm’ drejtim,

të rrim’ krah Mbretëris’ marrim vendim.

(REFRENI)

O Shkëmb Jehova, je forc’ ti për ne,

njoftojm’ dit’ e nat’ emrin që ke.

Je plot lavdi, o Jah, e plot fuqi!

Je streha jon’, te ti gjejm’ siguri.

3. Vullnetin tënd, o Jah, bëjm’ me gëzim.

Kur Djalli na përbuz, shfaqim besim.

Që të na vras’ provon, ndaj na ndihmo!

Që të lëkundemi, mos na lejo!

(REFRENI)

O Shkëmb Jehova, je forc’ ti për ne,

njoftojm’ dit’ e nat’ emrin që ke.

Je plot lavdi, o Jah, e plot fuqi!

Je streha jon’, te ti gjejm’ siguri.