Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 124

Jini mikpritës

Jini mikpritës

(Veprat 17:7)

1. Mikpritje të sinqert’, Jah përher’ tregon.

Kujdeset për të gjith’ dhe kurr’ nuk anon.

Shi dhe diell që shkëlqen,

askujt nuk ia kursen,

dhe zemrën na ushqen me gëzim.

Kur të përulurit me kujdes ndihmojm’,

vet’ Atin porsi bij mir’ e imitojm’.

Gjithnjë shpërblen ai, kur shfaqim mirësi

e dashamirësi pa kursim.

2. Provo që të kuptosh se ç’bekim fiton,

kur nevojtarin sheh dhe shpejt e ndihmon.

Të njohur ndoshta s’jan’,

por mundësi ti gjen,

t’u japësh një dor’ e t’i ndihmosh.

Si Lidia i fton të jen’ mysafir’.

Gjejn’ paqe, qetësi, ndaj vijn’ me dëshir’.

Gjithnjë Jah të shikon, kur si ai vepron.

Mëshirën e tij ta imitosh.