Kënga 133
Kërkoni Jehovain për shpëtimin tuaj
1. Kombet së bashku jan’,
armik Jezu Krishtin kan’.
Sundimi nga to mori fund,
dekretin Jah e njofton.
Koha për to mbaron,
sundimi i Jah fillon.
Se Krishti shtyp e dërrmon armiqt’.
Vepron shpejt e nuk vonon.
(REFRENI)
Kërkojm’ Jah, se na sjell shpëtim.
Atë shikojm’ me shum’ besim.
Drejtësin’ kërkojm’,
ndaj besnik’ qëndrojm’.
Ësht’ Sovran! Atij i mbajm’ krah!
Pastaj do të na mbroj’ vet’
me krahun e tij, Jah.
2. Çdokush në tok’ zgjedh vet’,
në fund me kë do të jet’.
Ndaj i ofrojm’ një mundësi,
ç’qëndrim vendos që të ket’!
Sprovat dhe pse rëndojn’,
me frik’ jo, nuk na ngarkojn’.
Se Jah besnikët i ka kujdes,
rënkimet pran’ do t’i shkojn’.
(REFRENI)
Kërkojm’ Jah, se na sjell shpëtim.
Atë shikojm’ me shum’ besim.
Drejtësin’ kërkojm’,
ndaj besnik’ qëndrojm’.
Ësht’ Sovran! Atij i mbajm’ krah!
Pastaj do të na mbroj’ vet’
me krahun e tij, Jah.
(Shih edhe 1 Sam. 2:9; Psal. 2:2, 3, 9; Prov. 2:8; Mat. 6:33.)