Kënga 62
Kujt i përkasim?
1. Ti, kujt po i përket?
Kush ësht’ perëndia yt?
Atë që nderon, ke zotëri,
shërbim i bën si perëndi.
Nëse ke dy pronar’,
asnjërin nuk respekton,
madje edhe zemrën nuk mund ta ndash,
asnjërin nuk e nderon.
2. Ti, kujt po i përket?
Kush ësht’ perëndia yt?
Një ësht’ veç i rrem’, një i vërtet’,
në dor’ e ke, pra, zgjidhe vet’.
Besnikëri nga ti,
Cezari a do të shoh’?
A do të bësh ti vullnetin e Jah,
i bindur të jesh kurdo?
3. Un’, kujt po i përkas?
Të bindem veç ty, o Jah.
O At’ Jehova të bëj shërbim,
zotimin tim mbaj pa ngurrim.
Sa shtrenjt’ që më ke bler’,
besnik do të të qëndroj.
Me vdekjen e Birit tënd më çliron.
Çdo dit’, o Jah, të nderoj.
(Shih edhe Jos. 24:15; Psal. 116:14, 18; 2 Tim. 2:19.)