Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 21

Lum të mëshirshmit!

Lum të mëshirshmit!

(Mateu 5:7)

1. Ka lumturi kush shfaq mëshir’,

në syt’ e Jah kjo i jep hir.

I thot’ kujt drejtësi kërkon,

se me mëshirën Jah gëzon.

Mëshir’ tregove At’ për ne,

kur Krishtin si shpërbles’ na dhe.

Trajton të butët me mëshir’,

që jemi pluhur, e di mir’.

2. Çdo i mëshirshëm merr bekim,

mëkatet falen, ç’lehtësim!

Mëshir’ e Krishtit dha dobit’,

pran’ fronit kur u paraqit.

Këtë mëshir’ ata tregojn’,

kur lajmin e mir’ predikojn’.

«Gëzoni, njerëzve u thon’,

se Mbretëria po sundon.»

3. Shikojn’ se Jah ka dashuri,

të butët kur gjykon Ai.

Mëshir’ nga Jah do të provojn’,

se ngjashëm tij mëshir’ tregojn’.

Mëshir’ të shfaqim kurdoher’.

Si cilësi kjo ka shum’ vler’.

Na lan’ një shembull At’ e Bir,

çdo dit’ le të tregojm’ mëshir’.