Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 13

Lutja e falënderimit

Lutja e falënderimit

(Psalmi 95:2)

1. O Jehova, je i denj’ për lëvdim,

për ty, Sovran, zërat ngrem’ me nderim.

Ty të përkulemi, lutjet dëgjon,

dhe me kujdesin tënd të but’ na mbron.

Të dobët jemi, ndaj çdo dit’ gabojm’.

Të falur për shkeljet tona kërkojm’.

Me gjakun e Krishtit na ke ribler’.

Kur na mëson, o Jah, për ne ësht’ nder.

2. Jan’ shum’ të lumtur ata që i fton

në kopshtin tënd, ku mësim ka, ndriçon.

Që të të njohim, o Jah, na mëso.

Në tendën tënde të rrim’, na lejo.

Fuqia jote vërtet na mahnit.

Na jep guxim, frikën na e fashit.

O Shpëtimtar, Mbretërin’ ta nderojm’,

s’do të lëkundet, për të predikojm’.

3. Vëmendja jote na dhënt’ lumturi!

Të adhuroft’ ty në tok’ çdo njeri!

Ke veshur me mirësi Mbretërin’.

Do të zhduk’ vdekjen bashk’ me ligësin’.

Çdo gjë të lig’ do të heq’ Biri yt.

Me lot gëzimi do të mbushen syt’.

Me zë të lart’ për fitoren këndojm’:

«Qofsh’ madhështor, Jehova! Të lëvdojm’!»